Cfarë parashikoi Barack Obama në 2007 për telefonat iPhone

Teknologji

obama-telefonNë kohën kur Barack Obama ishte pretendent për të marrë postin e presidentit të SHBA-ve, në vitin 2007 ai pati bere një deklaratë në lidhje me të ardhmen dhe sukseset që sot kompania Apple.

Obama atëherë ishte vetëm Senator dhe zhvilloi një takim me ish – shefin ekzekutiv të Apple Steve Jobs, tashmë i ndjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai, madje këtu u paraqit për herë të parë me një iPhone origjinal. Obama, kishte thënë atëherë se nëse do të ishte e ligjshme, ai, do të blinte një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të Apple-it. Obama, parashihte se kjo pajisje do të bëjë namin.

Kjo deklaratë është publikuar edhe tani por në një libër. Është ish – këshilltari i tij politik David Axelrod, i cili ka nxjerrë në shitje librin “Besimtar: 40 vitet e mia në politikë”.

Axelrod, ka ndarë me lexuesin disa histori interesante, nga koha kur ekonomia e shtetit dhe sistemi financiar kishte pësuar rënie në vitin 2008, dhe shtrihet deri në rizgjedhjen e dytë.

ME TE LEXUARAT