Vjosa del sërish nga shtrati, gjendja alarmante në Novoselë

Aktualitet

permbytje-ushtriLumi i Vjosës ka dalë sërish nga shtrati duke rritur nivelin e ujit në fshatin Fitore të përmbytur prej të shtunës 31 janar 2015. Në Fier, fshatrat Povelsh dhe Darzezë vijojnë të jenë nën ujë.

Kryekomunari i Novoselës Kanan Shakaj, ka dhënë alarmin SOS, ndërkohë që mbetet e paqartë se nga vijnë prurjet që kanë rritur nivelin e lumit.

Ai ka thënë se prurjet e lumit Vjosë janë shtuar pas orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

“Eshtë rritur sërish niveli me 1.5 metra dhe ka nisur të dalë nga shtrati dhe 3 familje në lagjen Fitore, janë sërish të përmbytura”, raporti kryekomunari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij problem mbetet baza ushqimore për bagëtitë. Forcat e Ushtrisë pritet të nisen menjëherë shpërndarjen e ushqimeve për bagëtitë por dhe ushqimet dhe batanijet e nevojshme për familjet në nevojë.

ME TE LEXUARAT