Samsung prezanton TV me ekran 105 inch të lakueshëm

Teknologji

tvsamungKompania Samsung nxorri një TV te perthyeshem në CES,  vitin e kaluar, pastaj zbuloi një model gjigand 105-inch ne shtator.

UN105S9B TV i bashkohet linjës se Samsung, SUHD TV për vitin 2015. Ajo ka një ekran të madh 105-inch që mund te harkohet nëpermjet komandës se pronarit të saj. Samsung ka rafinuar teknologjinë, dhe tani përsëri  TV do të zgjerohet ose mblidhet në varësi të se sa e lakuar do të doni ju ta shihni në ekran ate moment, duke siguruar se madhësia e përgjithshme e caktuar qëndron uniforme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raporti 21: 9  e bën ekranin në mënyrë të konsiderueshme më të gjerë se pjesa më e madhe e TV, edhe pse është e përsosur për shumicën e filmave blockbuster.

Për një TV të tillë, Samsung ka përfshirë rezolucion 4K, teknologjinë quantic-dot për të përmirësuar ngjyrat dhe platformën e saj Tizen-powered smart-TV.

Nuk ka asnjë çmim apo datë per hedhjen ne treg ende, edhe pse modeli i vitit të kaluar kushtoi rreth $ 260,000.

ME TE LEXUARAT