Ristani: Rama s`shpall qëllimisht gjendjen e jashtëzakonshme

Politikë

ristani2015kuvendDeputeti i PD, Arben Ristani gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme në Kuvend, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën e përmbytjeve.

Ristani akuzoi kryeministrin se qëllimisht nuk është duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi nuk do ti dëmshpërblejë banorët e zonave të prekura nga fatkeqësia natyrore.

“Nëse shpall gjendjen e jashtëzakonshme, është i detyruar të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin. Për këtë arësye nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme duke mos zbatuar kështu ligjin dhe protokollet për situatën që po kalojnë qytetarët”, theksoi Arben Ristani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai deklaroi se kryeministri Rama gënjen kur thotë se është në kontakt me Brukselin për të kërkuar ndihma, por shtoi se nuk mund të marrë asnjë ndihmë pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Sipas Ristanit, qeveria u kerkon bizneseve para ne dore si ndihma per te permbyturit me qellim vjedhjen e ketyre financave, duke shmangur menyren si eshte vepruar ne menyre te ligjshme me hapjen e llogarive bankare ku verifikohet cdo donacion.

ME TE LEXUARAT