Teknologji

Ky është virusi që po përhapet tek Play Store, miliona pajisje Android të prekura

samsung-teliholleAvast paralajmëron përdoruesit për një lloj të ri virusi Android q po depërton tek Google Play Store, i cili ka prekur miliona pajisje t përdoruesve në formën e lojërave dhe përmbajtjeve të tjera, që në pamje të parë duken legale.

Ata që mund të kenë pasur ndonjëherë në kompjuter një softuer që shfaq automatikisht ose shkarkon materiale për reklama, duhet të jenë të familjarizuar me këtë ndërhyrje. Në fillim duket sikur gjithçka po shkon mirë, por pasi kalon pak kohë, reklamat fillojnë të shfaqen edhe kur telefoni ose tableti është i çaktivizuar, duke hakuar kështu produktet që janë në shumicën e rasteve legale.

Avast ka njoftuar për ekzistencën e këtij virusi nëpërmjet një postimi të bërë në forumin e kompanisë. Ky softuer për reklama është shkarkuar deri tani tek miliona aplikacione, si loja ‘Durak card’ (që është hequr tani nga dyqani virtual i aplikacioneve), një aplikacion rus për histori (i hequr gjithashtu) etj.

Virusi përhapet shumë shpejtë për shkak të mënyrës se si shfaqet, përdoruesit shkarkojnë aplikacionin e infektuar dhe shohin se ai funksionin ashtu siç ata prisnin. Por, pas pak ditësh ose javësh, fillojnë të shfaqen reklamat sa herë që pajisja është çaktivizuar, ku disa ju paralajmërojnë për infektime të sistemit, ndërsa disa të tjerë ju nxisin të përditësoni diçka./tsot

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close