Zyrtare, shfaqet telefoni më i hollë në botë...

Teknologji

telefoni-holleCoolpad Ivvi K1 Mini është bërë zyrtarisht telefoni i ri më i hollë në botë.

Smartphone është paralajmëruar per tu hedhur ne treg muajin e kaluar kur janë shfaqur informatat se do dalë një pajisje e cila synon të marrë titullin e telefonit më të hollë në botë nga modeli Vivo X5 Max.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ivvi K1 Mini është i hollë vetëm 4.7 milimetra, është 0.5 mm më i vogël se X5 Max dhe 1.5 mm më i vogël se modeli Oppo R5, ndërsa tani është bërë telefoni i tretë më i hollë në botë.

Ivvi K1 Mini nuk do të jetë pajisje high-end, por do të ketë specifikat e segmentit të mesëm. Ky model do të posedojë ekranin 4.7-inç, kamerën e pasme prej 8 MP dhe atë të përparme prej 5 MP si dhe baterinë prej 1800 mAh, transmeton Koha.

Gjithashtu do të posedojë procesorin sistematik 64-bit Qualcomm Snapdragon 410, Quad-Core 1,2 GHz, 1 GB RAM memorie dhe 8 GB memorie të brendshme. Ivvi gjithashtu do të ketë mbështetje për 4G LTE.

Coolpad Ivvi K1 Mini aktualisht në dispozicion është vetëm për tregun kinez me një çmim prej 180 dollarë dhe nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion edhe për territore tjera.

ME TE LEXUARAT