Doganat dhe tatimet marrëveshje bashkëpunimi për uljen e evazionit fiskal

Aktualitet

doganaDrejtoria e Doganave dhe ajo e Tatimeve do të intensifikojnë bashkëpunimin me qëllim rritjen e luftës ndaj informalitetit.

Për këtë u nënshkrua në Tiranë, marrëveshja e bashkëpunimit mes krerëve të dy institucioneve, asaj të Doganave Elisa Spiropali dhe Tatimeve, Brisida Shehaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E pranishme në ceremoninën e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj.

Beqiraj tha se kjo marrëveshje ka tre shtylla kryesore, shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, kontrollet e përbashkëta me plane pune të specifikuara dhe mbledhjen e detyrimeve. “Përmes saj synohet që të rrisim efiçencën në të dy administratat. bashkëpunimi absolutisht do të ]ojë në rritjen e efiçencës si dhe në përmirësimin e analizave të riskut”, deklaroi Beqirja.

Nga ana e saj drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali theksoi se përmes marrëveshjes zgjerohet gama e të dhënave që shkëmbehet mes dy drejtorive, proces ky që do të rrisë efikasitetin e punës në parandalimin e evazionit fiskal dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme. Për këtë tha ajo do te zhvillohen analiza risku jo vetëm nga secila palë por edhe të përbashkëta.

“Marrëveshja parashikon hartimin dhe bashkërendimin e programeve për kryerjen e veprimeve të përbashkëta në përputhje me procedurat ligjore për mbledhjen e borxhit tatimor dhe doganor”, deklaroi Spiropali.

Thelbi i marrëveshjes, theksoi ajo është intensifikimi i mëtejshëm i luftës së përbashkët kundër informalitetit dhe evazionit si prioritet i vendosur nga qeveria shqiptare.

Ndërsa drejtore e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj u shpreh se dy institucionet në bashkëpunim edhe me Crown Agents do të rrisin ndjeshëm nivelin e të ardhurve dhe ulin evazionin gjate 2015-es

ME TE LEXUARAT