Teknologji

Arrin Volkswagen Golf R-Line sportiv

volsvagebnVolkswagen zyrtarisht ka filluar të marrë porositë për “golf R-Line” sportiv, e dërgesat e para të modelit që kushton 32 mijë euro, fillojnë në mars.

Specifikimi “R-Line” në ofertën e prodhuesit gjerman gjendet sipër modelit “GT” që përfshin navigacionin “Discover” , veshje sportive, mbrojtje “PreCrash” të udhëtarëve. Klientët pos këtyre pajisjeve, nëse duan zgjidhej dizajnuese që ofron “R-Line” duhet të japin edhe 1.320 euro më shumë .

Zgjidhjet stilistike përfshijnë “R-Line” spojlerin e pasmë, pragjet boshtorë, gypat për lirimin e gazrave dhe grilat e ftohësit.

Në enterier janë pedalet nga çeliku i pandryshkur, ulëset e para Sport Race, koka e timonit me lëkurë dhe detajet tjera me distinktivë “R-Line”, shkruan koha.net.

Në ofertë janë dy motorë, i benzinës 1.4 litërsh TSI me teknologji të cilindrave aktivë që mundësojnë çaktivizimin e dy nga katër cilindrat me qëllim ekonomizimi deri në 4.7 l/100km. Ky agregat prodhon 147 kuaj fuqi e është i lidhur me ndërruesin e shpejtësisë gjashtë shkallësh ose me shtatë shkallësh opsional DSG. Deri në 100 km në orë arrin për 8.2 sekonda me shpejtësinë maksimale 215 km/h.

Alternativa dizel është motori 2.0 litërsh TDI me 147 kuaj fuqi me shpenzim 4.2 l/100km sipas shënimeve të fabrikës. Ndërruesi standard i shpejtësisë është gjashtë shkallësh me manual, ai opsional është ndërruesi DSG .

Çmimet sillen deri në 32 mijë euro për variantin bazik me tri dyer dhe motori TS 1.4-litërsh, ndërsa më i shtrenjti është modeli me pesë dyer me agregatin 2.0-litërsh TDi që kushton 35.500 euro.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close