Spikeri bën shaka duke dhënë lajmet

Soft

spikeri2015Nje numer mediash botërore dhe shumë njerëz në rrjetet sociale janë mashtruar nga një shaka e një reviste satirike. Ajo njoftonte se Koreja Veriore e ka dërguar një astronaut në diell.

Artikulli i botuar nga revista satirike irlandeze, ‘Waterford Whispers News’ më 21 janar, ka arritur të mashtroj si p.sh. ‘Canada Free Press’ apo edhe një radio të shtetit Arizona në SHBA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materiali i botuar nga revista satirike irlandeze thoshte se një 17 vjeçar me emrin, Hung Il Gong është nisur vetëm me raketë drejt diellit dhe atje ka arritur brenda katër orësh.

Revista satirike e ka cituar një ‘spiker lajmesh koreano verior’ dhe reportazhin e tij rreth këtij misioni, së bashku me një fotografi false. Sipas redaktorëve të ‘Waterford Whispers News’, artikulli i shpikur për Korenë Veriore është lexuar nga më shumë se një milion lexues ‘online’.

ME TE LEXUARAT