Ja kush do të jetë prezantuesi i “Big Brother Albania 8”

Showbiz

ledion-licooEdicioni i tetë i Big Brother Albania pritet të fillojë ndërsa është bërë i ditur më në fund informacioni i konfirmuar për drejtuesin e spektaklit.

Ndryshe nga shtatë seritë e deritanishme, sezoni i këtij viti nuk do të moderohet nga Arbana Osmani.

Moderatori i ri i do të jetë Ledion Liço, citon lajmifundit.al. Njoftimi është bërë nga vetë organizatorët e Big Brother Albania 8. Me anë të një njoftimi ata kanë bërë me dije emrin e moderatorit të BBA8.

“Të dashur miq! Keni kaq kohë që po pyesni! Sot po jua themi...Prezantuesi i “Big Brother Albania 8” do të jetë Ledion Liço!- thuhet në mesazhin e organizatorëve.

ME TE LEXUARAT