Amerikanët fajësojnë vetveten për krizën e obezitetit

Soft

obezAmerikanët fajësojnë individët për të qenit me mbi peshë, jo qeverinë, restorantet, dyqanet ushqimore apo fermerët, thonë hulumtuesit amerikanë.

Hulumtuesja Brenna Ellison nga Universiteti në Illinois dhe Jayson Lusa nga Universiteti Shtetëror në Oklahoma, zhvilluan një anketë online të administruar nga Clear Voice Research, regjistri i panelistëve të së cilës përfaqësonte popullsinë amerikane për sa i përket karakteristikave socio-ekonomike, atyre të gjinisë dhe regjionit, shkruan “Koha Ditore”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studimi i cili përfshiu 774 meshkuj dhe femra zbuloi se 94 për qind e personave thanë se individët janë kryesisht ose deri diku fajtor për rritjen e obesitetit.

Nëntëdhjetë e një për qind thanë se prindërit ishin kryesisht ose deri diku fajtorë që Shtetet e Bashkuara janë vendi me obesitetin më të lartë në botë. Të anketuarit menduan se fermerët dhe dyqanet ushqimore ishin relativisht të pafajshëm për rritjen e obesitetit.

"Obesiteti është në lajme çdo ditë, kështu që do të ishte e vështirë të thuhet se njerëzit nuk janë në dijeni të iniciativave të politikave të cilat aplikohen për t’i ulur normat e obesitetit në SHBA", tha Ellison në një deklaratë.

"Bazuar në rezultatet e studimit tonë, konkluzioni më i mundshëm është se besimet e konsumatorëve në lidhje me faktin se kush duhet fajësuar për obesitet nuk përputhen domosdo me besimet e politikëbërësve dhe avokatëve të shëndetit publik, transmeton Koha.net.

Në Shtetet e Bashkuara ne njihemi si një shoqëri individualiste, prandaj nuk duhet habitur nëse ia japim këtë përgjegjësi për obesitet vetes tonë."

Gjetjet janë botuar në revistën Appetite.

ME TE LEXUARAT