VIP

“Stresi” publikon tjetër foto nga arratia, sfidon policinë

stresi-policiaKëngëtari i muzikës rep, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, sfidon sërish policinë duke publikuar një foto tjetër në rrjetet sociale nga jeta në arrati.
“Duke e chill jetën e arratisë”, shkruan Stresi në foton e publikuar prej tij në faqen zyrtare.
Prej tri ditësh këngëtari është shpallur në kërkim me akuzat e drejtimit të makinës pa patentë, kundërshtim të policisë dhe arratisje nga vendi i dënimit.
Të premten e javës së kaluar 27-vjeçari u hodh nga kati i dytë i komisariatit nr.3 në Tiranë pasi ishte ndaluar duke drejtuar mjetin pa patentë.
Në një intervistë të dhënë nga arratia, këngëtari ka thënë se është mirë, në një shtet jashtë Shqipërisë.
Ai ka shpjeguar se i vjen keq për policët që u ndëshkuan pas arratisjes së tij ndërsa ka shtuar se iku nga zyrat e policisë pasi e kuptoi se do të mbahej në qeli për disa ditë në mënyrë të parregullt.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close