PD, Bogdani: Dy Shqipëri; Rama me miqtë e tij ndërtojnë pa leje, shtëpitë e të pamundurve hidhen në tokë

Politikë

bogdaniDeputeti i PD Gerti Bogdani tha sot se Shqipëria është një Shqiperi ku futet në burg qytetari dhe lejohet të shkelë ligjin sipas qejfit pushtetari.

Në deklaratën për mediat nga selia blu ai tha se arroganca e këtij pushteti ka arritur në ate pikë sa qytetarët dhunohen, u shkatërrohet prona dhe futen në burg deri për një fjalë goje, ndërkohe që miqtë e kryeministrit e deri ministrat e tij e shkelin ligjin pa pikën e përgjegjësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ndërkohë që qytetarëve në cdo cep të Shqipërisë u prishen shtëpitë dhe bizneset e ndërtuara me djersën e tyre, vetë kryeministri e nisi ditën e parë të punës duke ndërtuar pa leje, miqtë e tij ndërtojnë në mes të parkut të liqenit, deputeti buze detit, ndërsa ministri i tij ndërton pa leje në mes të Tiranës.

Veliaj si minister i mirëqënies sociale apo i të ‘vobektëve’ sic i quan ai shqiptaret e ndershëm, e ka treguar disa herë deri tani arrogancën e pushtetit. Kësaj here e bën duke shkelur ligjin! Sepse si ministër dhe punonjës i shtetit duhet të ishte i pari që të zbatonte ligjin dhe jo të justifikohet", tha Bogdani.

ME TE LEXUARAT