Teknologji

“Legjenda e trafikantëve”, kjo është Nokia nuk përgjohet

nokia-pergjimmNuk ka ndonjë komunikim në telefonat celularë që nuk lë gjurmë diku dhe që nuk përgjohet.
Megjithatë “trafikantët e drogës” apo keqbërës të ndryshëm që merren me aktivitet kriminal përdorin gjithnjë e më shumë telefonat Nokia 8210.
Arësyeja është se një telefon i tillë nuk ka Bluetooth, NFC apo WiFi, të cilat konsiderohen si platforma që shfrytëzohen nga sistemet e survejimit.
Megjithatë edhe telefona të tillë kanë qasje në rrjetin e telefonisë celulare dhe përgjimi i tyre së paku gjatë thirrjeve e sms-ve nuk është i pamundur.
Një trafikant me nofkën K2 është shprehur se cdo keqbërës që ai njeh e përdor një telefon të tillë për arësye se mban bateri shumë gjatë dhe ka gjasa më të pakta për tu përgjuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close