Teknologji

Zbulohen pamjet e telefonit të ri Samsung Galaxy S6

galaxy-s6-samsungKompania prodhuese e e aksesorëve, Spigen, zbuloi katër nga kasat e tij që janë krijuar posaçërisht për pajisjen e ardhshme të Samsung-ut, Galaxy S6.

Katër llojet e kasave janë listuar tek Amazon. Spigen ka shfaqur foto të këtyre kasave me Galaxy S6. Meqë telefoni është brenda kasës, nuk mund ta shohim pjesën e prapme të tij, megjithatë mund të shohim qartë kamerën e tij të pasme afër një blici LED dhe një sensor për rrahjet e zemrës, si dhe anën ballore të tij, ku përfshihet butoni kryesor dhe disa sensorë të ndryshëm tek ekrani.Ky është Samsung Galaxy S6, sipas Spigen.

Telefoni inteligjent i shfaqur nga Spigen përputhet me imazhet e Galaxy S6 që u shfaqën dje nga Phone Arena. Duhet të përmendim që Spigen ka zbuluar më përpara dizajnët e pajisjeve të pa prezantuar akoma, si LG G3, HTC One (M8) dhe Google Nexus 5. Duke pasur parasysh këtë, edhe fotot e shfaqura për Galaxy S6 mund të jenë të vërteta. Gjithsesi, nuk mund t’ju sigurojmë për këtë gjë.

Samsung do të prezantojë zyrtarisht telefonin inteligjent Galaxy S6 dhe Galaxy S Edge në fillim të muajit mars. Të dy telefonat inteligjentë do të fuqizohen nga procesorët Exynos 7420 me tetë bërthama (nuk do të ketë version me procesorin Snapdragon 810). Telefonat do të përmbajnë gjithashtu ekran Quad HD, ndërsa ekrani i S Edge do të jetë i lakuar në të dy anët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close