Mustafa e Haradinaj mund të takohen nesër

Kosovë&Rajon

mustafaKryeministri Isa Mustafa dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj mund të takohen nesër në mëngjes, nëse të dytë i përmbahen agjendës së tyre të bërë publike sot, dhe nëse janë të saktë me të.

Të dy kanë rezervuar për orën 10:00 që të shkojnë për të bërë nderime tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pari e ka bërë publike agjendën e kryeministrit zyra e tij për informim.

“Kryeministri Isa Mustafa bënë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Vendi: Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë. Koha: 10:00”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit Mustafa.

E në njoftimin e zyrës për informim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, thuhet kështu: “Të shtunën, Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë (10:00 h), dhe në Pestovë të Vushtrrisë (11:00 h)”.

ME TE LEXUARAT