Angela Martini: Ja kur do të pozoj e zhveshur

Showbiz

angela-martini-plazhModelja shqiptare Angela Martini gjatë një intervistë për gazetën zviceriane “Blick” ka pohuar se nuk do të pozojë zhveshur për revistën “Playboy”, të paktën për momentin. “Unë nuk do të pozoja zhveshur. Ndoshta kur të jem 35 vjeçe, nëse atëherë do të jetë dikush që do të më shohë ende …(qesh)”.

Ndërsa e pyetur në lidhje me shfaqjen e saj pa të brendshme në 2011 mbi tapetin e kuq, ajo ka thënë, “Oh Zot, ka qenë vërtet një moment i sikletshëm!”

Përsa i takon jetës private modelja mohoi thashethemet rreth një marrëdhënie mes saj dhe miliarderit turk Ali Baran Suzer, duke theksuar se janë gëshnjeshtra dhe mes tyre ka veç një miqësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Modelja ka deklaruar se në Mars pritet të hapë dyqanin e saj online, një linjë bikini që mban emrin Martini Bikini, të gjitha të dizenjuara nga vetë modelja.

ME TE LEXUARAT