Teknologji

Del në treg një smartphone i ri, por shitet brenda 3 minutave

xaoimiiSmartphoni më ri i i Xiaomi-t Mi Note, i cili konsiderohet se njëri nga konkurrentët kryesorë i iPhone 6 Plus, ka arritur sukses shumë të madh.

Të martën në mëngjes, vetëm tre minuta pas lëshimit për shitje në internet, u shiten të gjithë ekzemplarët e qasshëm, njoftoi Android Central.

Nuk dihet se për ç’shifër bëhet fjalë, por firma Xiaomi i ka vënë vetes qëllim që sivjet të shesë 100 milionë telefona. Kompania deri më tash ka bërë 220 milionë rezervime.

Xiaomi që shpesh quhet “Apple kinez” , por kritikohet sepse prodhon pajisje shumë të ngjashme me ato që i nënshkruan kompania amerikane. Dizajnuesi kryesor i Apple Jonathan Ive telefonin e ka quajtur “vjedhje”.

Konkurrenti më i ri i iPhone-it në shtëpizën elegante ka ekran nga 5,7 inçë, kamerën 13 megapikselë dhe shumë përparësi të tjera premiumi. E gjitha kjo që u tha është pjesë e modelit bazik e gjatë marsit në treg duhet të gjendet edhe “Pro” model me rezolucionin e ekranit 2560 x 1440 pikselë, procesorin nga 2 GHz dhe me 64 GB memorie të brendshme.

Çmimi i këtij modeli është 371 dollarë, e “Pro” do të kushtojë 533 dollarë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close