Kupa e Mbretit, Barcelona eleminon Atleticon në një ndeshje dramatike

Sport

barcelona-atleticoBarcelona ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Copa del Rey (Kupa e Mbretit), duke shënuar fitore në shtëpinë e Atletico Madridit me rezultat 3-2.

Skuadra e Luis Enriques, të mërkurën në mbrëmje, në “Vicente Calderon” e ka mposhtur Atletico Madridin, në ndeshjen e kthimit me rezultat 3:2.

Katalanasit kanë kaluar në gjysmëfinale të kësaj gare me rezultat të përgjithshëm, 4:2. Gjithçka është vendosur në 45 minutat e parë të kësaj ndeshje, në të cilën të dyja skuadrat kanë dhuruar spektakël. Vetëm pas 40 sekondash lojë madrilenët kaluan në epërsi me golin e Fernando Torresit.

Barça u ringjall kur Neymar barazoi shifrat në minutën e 9-të. Në minutën e 30-të Raul Garcia shënoi nga penalltia për ta rikthyer epërsinë dhe shpresën te skuadra e Diego Simeones.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, tetë minuta më vonë Miranda shënoi autogol për t’ia vështirësuar dukshëm punët skuadrës së tij.

Vulën e kualifikimit e vendosi Neymar me golin e tij të dytë, në minutën e 41-të. Atletico e përfundoi takimin me dy lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Gabit dhe Suaresit.

ME TE LEXUARAT