Fier, AKU gjobit subjektet e transportit të bukës për mungesë të kushteve higjeno-sanitare

Aktualitet

bukaDrejtoria Rajonale e Autoritetit  Kombëtar të Ushqimit , qarku Fier, ka dërmarrë mëngjesin e sotëm, një inspektim në qytetin e Patosit, për të kontrolluar të gjitha makinat që transportojnë bukë, drejt dyqaneve të tyre të tregtimit.

Gjatë kontrolleve të bëra, janë bllokuar dy makina që transportonin bukë, për mungesë kushtesh higjieno-sanitare pë rmbajtjen e bukës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjiithashtu nga inspektorët e DRAKU Fier jane sekuestruar 120 bukë, për shkak edhe të mungesës së etiketimit të tyre. Si pasojë e këtyre shkeljeve, janë gjobitur këto transportues të bukës, përkatësusht me 100 mijë dhe 200 mijë lekë për secilën, në varësi edhe të kushteve të tyre.Drejtori i DRAKU Fier Frederik Cuko, bëri të ditur se, nuk do të lejohet asnjë subjekt transportues, që të trasportojë bukë jashtë standarteve të kushteve higjeno-sanitare, duke lajmëruar që kontrollet do të vijojnë në të gjithëQarkun e Fierit.

ME TE LEXUARAT