Sport

Falcao ka një mesazh për trajnerin Van Gaal

falcaoRadamel Falcao këmbëngul se meriton një vend titullari te Manchester United, për të treguar vlerat e tij të vërteta te “Djajtë e Kuq”.

Trajneri Luis Van Gaal është shprehur se vlerësimi për sulmuesin komumbian do të bëhet në bazë në numrit të golave që do të shënojë, teksa në 14 paraqitjet e deritanishme me Unitedin, 28-vjeçari e ka dërguar vetëm tri herë topin në rrjetë. Aktivizimi titullar në sfidën e fundit ndaj QPR-së, ka rritur moralin e El Tigres, që beson se do të kthehet shumë shpejt ai i dikurshmi.

“Unë kam nevoj të luaj sa më shumë. Shpresoj dhe besoj se do të kthehem shumë shpejt te goli, sepse mundësitë do të më vijnë, jam i sigurtë për këtë”, ka theksuar Falcao.

Mungesën në skuadër të kolumbianit Van Gaal e ka justifikuar me formën e dobët fizike, por vetë Falcao këmbëngul se nuk ka asnjë problem të tillë.

“Ndihem në formë dhe nuk kam asnjë problem. Kur jam në fushë nuk kam asnjë shqetësim. Jam shumë i kënaqur me suksesin e fundit të skuadrës”, ka shtuar Falcao.

Manchester United ka fituar shumë pozicione në renditje pas startit shumë të dobët të sezonit. “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e katërt në kuotën e 40 pikëve, 12 pikë më pak se Chelsea kryesues.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu

Close
Back to top button
Close
Close