Edgar Cani në skuadër të re

Sport

edgar-caniE ardhmja e Edgar Canit mund do të jetë Leeds United në Angli ose Bari në Serinë B në Itali. Mediat britanike zbulojnë se bisedimet për transferimin e sulmuesit shtatlartë shqiptar në Championship, që korrespondon me nivelin e dytë të futbollit anglez, kanë përparuar ndjeshëm, por në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit ka hyrë edhe Bari. Presidenti i Leeds United, italiani Massimo Cellino, kërkon t'i prishë mendjen 25 vjecarit me projektin e tij, por fakti që edhe Bari që militon në Serinë B të futbollit italian po këmbëngul për shqiptarin, e ka vënë në dilemë futbollistin dhe menaxherin e tij.

Gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar Cani u dha në formën e huazimit nga Catania te Bari, ku arriti të shënonte 4 gola në 17 ndeshje, por pa mundur të ngjitet në Serinë A. Impakti që pati loja e shqiptarit në "San Nicola" i ka bindur drejtuesit barezë të tenojnë blerjen e kartonit të tij, por më parë duhet të mposhtin konkurrencën e Leeds, që kërkon një pykë me parametrat e 25-vjecarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mungesa e vazhdimësisë në sezonet e fundit ka ndikuar edhe në rolin e Canit në kombëtaren kuqezi, me trajnerin De Biasi që nuk ka preferuar ta grumbullojë në eliminatoret e Europianit. Rritja cilësore e Bekim Balës dhe Sokol Cikalleshit e bën edhe më të vështirë rikthimin e Canit te kuqezinjtë, pasi më parë duhet të luajë dhe shënojë rregullisht me skuadrën e tij.ssport

ME TE LEXUARAT