Sport

Berlusconi deklaron vendimin për trajnerin e Milanit

berlusconi15Silvio Berlusconi i hedh ujë zjarrit dhe përgënjeshtron mediat italiane që sipas tij i kanë ndryshuar kuptimin fjalëve të thëna nga vetë ai pas humbjes me Atalantën në “San Siro”.

Gjatë një bisede telefonike me trajnerin Pipo Inzaghi dhe administratorin e deleguar Adriano Galliani, presidenti i Milanit ka sqaruar se pozicioni i trajnerit nuk është i rrezikuar, edhe pse një ditë më parë u fol për një ultimatum në prag të dy ndeshjeve me Lazion.

78-vjecari, në komunikimin që ka patur si me Inzagin ashtu edhe me Gallianin është shprehur se pret reagimin e skuadrës në takimin e radhës në kampionat dhe më pas kuadër të Kupës së Italisë.

Në dy sfidat delikate ndaj lazialëve shoqëria do të jetë gjithë e më shumë e pranishme në Milanello, për t’u siguruar mbështetjen dhe besimin e plotë kuqezinjve.

Pas disfatës me Atalantën, në kampin e Milanit nuk është momenti për të gjetur fajtorët e krizës, sepse situata mund të precipitojë edhe më keq nëse Milani humbet më shumë terren në Serinë A apo eliminohet nga Kupa.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu

Close
Back to top button
Close
Close