"S`ndjej keqardhje për largimin nga Real Madridi"

Sport

xabi-alonsoXabi Alonso nuk ndjen keqardhje për largimin nga Reali i Madridit në limitet e afatit të verës, pas blerjes së Toni Kroos nga Los Blankos.

Mesfushori aktual i Bayernit rreth 5 muaj nga transferimi i tij në "Allianz Arena" shprehet shumë i kënaqur me aventurën te bavarezët, me të cilët është aktivizuar në 21 takime në të gjitha garat.

"Një nga arsyet pse erdha këtu ishte eksperienca e re që do të përjetoja në Bundesligë te Bayerni, që mbetet një klub i madh. Mund të them gjithashtu se ka qenë një lëvizje e madhe në karrierë. Përshtatja nuk ka qenë asnjëherë problem për mua. 10 vite më parë, kur firmosa me Liverpulin, nuk m'u desh shumë kohë të kuptoja sesi funksionin gjërat në "Anfield Road". Të njëjtën gjë mund të them edhe për transferimin tim te Bayerni", ka theksuar Alonso.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

33-vjeçari më pas thurri lëvdata për Bastian Schweinsteiger, duke këmbëgulur se mesfushori i kombëtares gjermane e përfaqëson në çdo aspekt fanellën e Bayernit.

"Bastian është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë miqësore dhe i hapur. Une kam luajtur disa herë kundër tij dhe ruaj respektin maksimal për të. Është një futbollist për t'u admiruar. Bastian ka qenë gjithmonë një lojtar kyc dhe ka fituar shumë me këtë fanellë", ka shtuar Alonso.

Bayerni i Munihut aktualisht vijon fazën e janarit në Doha të Katarit, në kuadër të përgatitjeve për fazëm e dytë të Bundesligës që e nis në transfertë me rivalët e Wolfsburgut.

ME TE LEXUARAT