Politika

Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e ri, opozita rikthehet në seancë

kuvendKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka celur sot sesionin e ri parlamentar, ku në fokusin kryesor janë disa pririoritete si, reforma në drejtësi etj. “Komisioni i posacëm në reformën në drejtësi, përveç se një instrument parlamentar, duhet të jetë edhe shprehje për ndryshim ndaj opinjonit publik dhe institucioneve ndërkombetare. Gjatë këti sesioni do të përsosim më tej funksionimin demokratik të Kuvendit përmes konsolidimit të dialogut konstruktiv politikë midis mazhorancës dhe opozitës. Do të synojmë rolin mbikqyrës të Kuvendit përmes parimit intensiv dhe efikas të kontrollit”, tha Meta.

Më pas, u miratua procesverbali i seancës plenare, datë 24.12.2014, programi i punës të Kuvendit për periudhën 19 janar – 26 shkurt 2015, kalendari 3-javor (19 janar – 5 shkurt 2015) i punimeve të Kuvendit, kalendarit të raportimeve të Institucioneve në Kuvend, projektvendi “Për një shtesë në vendimin e Kuvendit nr. 91/2014, Për miratimin e përbërjes së komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar më thellë fenomenin e ndërhyrjes dhe të bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike-tatimore, projektvendimi  “Për një shtesë në vendimin e Kuvendit nr. 92/2014, “Për miratimin e përbërjes së komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close