Kjo është marka më e suksesshme e makinave luksoze

Teknologji

bmw-coupeBMW ia ka dalë që ta mbajë titullin e brendit më të popullarizuar të automjeteve luksoze në botë për vitin 2014, me shitje prej 1.811.719 makinash, një rritje prej 9.5 për qind në krahasim me vitin paraprak.

‘Seria 3’ ishte brendi më i shitur, të cilin blerësit nga mbarë bota kanë porositur 476.792 njësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

BMW është shpallur edhe brendi më luksoz i makinave në SHBA, ku ka shitur 339.738 ekzemplarë. Mirëpo, tregu më i madh i BMW-së ka qenë Kina, megjithëse nuk janë publikuar shifrat e shitjeve atje.

Audi zuri vendin e dytë me 1.741.100 ekzemplarë të shitur në mbarë botën në vitin që shkoi, një rritje prej 10.5 për qind në krahasim me vitin 2013. Sikurse edhe në rastin e BMW-së, tregu më i madh i Audi ka qenë Kina.

Ndërsa në vendin e tretë pozicionohet Mercedes-Benz, kompani e cila ka shitur 1.650.010 makina më 2014, një rritje prej 12.9 për qind në krahasim me një vit më parë, citon koha. Për dallim nga BMW dhe Audi, tregu kryesor i këtij brendi mbetet SHBA-ja.

Modelet më të shitura të Benz-it kanë qenë CLA-Class dhe GLA, por edhe modeli i fundit S-Class, i cili arriti të shitej në mbi 100 mijë ekzemplarë në vitin e parë të futjes në treg.

ME TE LEXUARAT