Kosova - Rajoni

Isa Mustafa: Po parandalojmë likujdimin e “Trepcës”

isa-mustafaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se propozimi për ndryshimin me urgjencë të ligjit për ndërmarrjet publike, ka për qëllim që të parandaloje likujdimin e “Trepces”.
“Qëllimi i këtij ndryshimi është që Trepça të funksionojë në mënyrë normale, dhe të përgatitet strategjia për punën e Trepçës me ligj të veçantë. Me këtë ligj kemi bërë që të parandalohet marrja e vendimit për likuidimin e Trepçës”, ka thënë Mustafa.

Sipas kryeministrit Mustafa, Dhoma speciale e Gjykatës Supreme ka dhënë afat që të krijohet plani për organizmin e punës së Trepçës deri më 2 shkurt dhe qoftë se plani për organizmin e Trepçës nuk realizohet deri me këtë datë, atëherë do të bëhet likuidimi i saj. Prandaj ne me këtë ligj po e parandalojmë këtë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close