Euro 2016

Futbolli italian në krizë? Ronaldo shënon sa gjithë skuadra e Milanit

ronaldo-milanFutbolli italian po përjeton një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit. Një përfundim që nuk ka nevojë për shumë analiza apo statistika sepse treguesi më i qartë është ecuria e klubeve në Evropë. Periudha e thatësirës ka prekur gjithë Italinë sepse qyteti i MIlanos që prej vitesh ka mbajtur lart flamurin në kontinent, është futur në një rrugë pa krye.

Berlusconi dhe Thohir e kanë shumë të vështirë të derdhin shuma marramendëse për të afruar te skuadrat e tyre yje të kalibrit botëror sepse kryefjala e merkatos milaneze është “huazimi”. Dhe për të rrëfyer këtë situatë, mjafton që të hidhen sytë nga Spanja apo Anglia ku futbolli nuk është thjesht një lojë. Statistikat e dy milanezeve vërtet të varfra si në rezultate por edhe në markën që ato përfaqësojnë me lojtarët e organikave respektive.

Milani ka shënuar 27 gola në 19 ndeshje, një më pak se Cristiano Ronaldo, i cili e ka shënjestruar rrjetën plot 28 herë duke laujtur madje edhe dy ndeshje më pak se kuqezinjtë. Por nëse krahasojmë sulmin e Ibterit me atë të Chelseat, situata bëhet edhe më e sikletshme pasi në kampionat sulmuesit zikaltër kanë shënuar 17 gola në total, 2 ,më pak se Diego Costa i vetëm në repartin e avancuar të bluve.

Sëbashku, dy skuadrat e Milanos kanë fituar 12 ndeshje, ndërsa Bayerni i Pep Guardiolës numëron 14 fitore në 17 ndeshje të luajtura. Gjatë këtij sezoni, San Siro i ka gëzuar me fitore 8 herë tifozët e pranishëm, po aq “Camp Noo” por me një ndryshim të madh sepse gjigandi katalanas pret vetëm Barcelonën.

Për të mos llogaritur këtu “Stamford Bridge” ku Chelsea numëron 10 fitore në po kaq ndeshje. Me 238 goditje drejt portës, Milani mban vendin e 49 i paraprirë në EVropë edhe nga Paderborni. Gjithsesi, një vend të parë për Milanin ka sepse me 5 kartonë të kuq, skuadra e Inzaghit kryeson tabelën e skuadrave më të ndëshkuara, duke e ndarë këtë vend me Malagan në Spanjë.ssport

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close