Teknologji

BMW nxjerr në treg makinën e fundit, kushton 700 mijë dollarë

bmwmp5Në ankandin Barret Jackson në ShBA është shitur BMW M5 30th Anniversary i fundit dhe me çmim – 700 mijë dollarë.

Blerësi është Rick Hendrik, pronar i ekipit NASCAR, i cili në koleksionin e vet tashmë ka mbi 200 automobila. Ky M5 do të përfundojë në muzeun e tij në Karolinën Veriore, menjëherë pas modelit hibrid i8.

Hendrik më herë ka qenë i njohur me blerje të shumë automobilash në ankande e në mesin e tyre ka blerë edhe të parin C7 Stingray Corvette (me çmim 1 milion dollarë), pastaj të parin C7 Corvette convertible ( po ashtu 1 milion dollarë), të parin Z06 Stingray Coupe (po ashtu 1 milion dollarë) dhe të parin ZL1 Camaro (250 mijë dollarë).


Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close