Aplikacioni "që u rikthen" shikimin të verbërve

Teknologji
Aplikacioni "që u rikthen" shikimin të verbërve

Të kontrollosh datën e skadimit tek një ushqim i konservuar, apo të lëvizësh afër një stacioni treni, është e lehtë për njerëzit normal, ndërsa njerëzit që kanë probleme me shikimin hasin shumë vështirësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të zgjidhur këtë problem, një shkencëtar nga Danimarka, i cili ka probleme me shikimin, ka krijuar aplikacionin ‘Be My Eyes’. Ky aplikacion lidh të verbrit me një grup vullnetarësh nëpërmjet një video mesazhi të drejtpërdrejtë.

Personi që ka probleme me shikimin dërgon nëpërmjet aplikacionit një video të një objekti që ai do të identifikojë. Videoja mund të përmbajë edhe mesazhe tekst, apo shkrime të ndryshme që atij i duhet të lexojë. Imazhet do të dërgohen tek një person tjetër i cili shikon, dhe do t’i shpjegojë se çfarë objekti është, ose t’i lexojë shkrimet e dërguara nëpërmjet një videoje të drejtpërdrejtë.

Aplikacioni është krijuar nga shkencëtari danez Hans Jørgen Wiberg, dhe ka 500 asistentë që do të ndihmojnë të verbrit. Nëpërmjet videove të drejtpërdrejta, asistenti do të shikojë çfarëdo që do të ketë përpara personit të verbër duke përdorur kamerën e telefonit.

Asistentët do t’i përgjigjen çfarëdolloj pyetje të të verbërve. Në fund të bisedës, aplikacioni u kërkon të dy palëve që të vlerësojnë aplikacionin ose të njoftojnë nëse ai po keqpërdoret. Kushdo që do të keqpërdorë sistemin do të bllokohet nga rrjeti, transmeton Krokodili.

Aplikacioni është aktualisht në dispozicion vetëm për njerëzit që përdorin iPhone 4s ose një version më të ri, të cilët operojnë me iOS 7. Një aplikacion për pajisjet Android është në proces zhvillimi.

ME TE LEXUARAT