Vuçiç nis sot vizitën treditore në Kosovë

Kosovë&Rajon

Vucic heq kufjet kur Rama flet per Kosoven, ndahen pa shtrengim duarshKryeministri serb Aleksandër Vuçiç së bashku me disa ministra të qeverisë së tij sot do të vijë për një vizitë treditëshe në Kosovë.

“Vizita e kryeministrit për njerëzit tanë që jetojnë atje është e një rëndësie jashtëzakonisht të madhe dhe sinjal i mirë veçanërisht për shkak se që nga 90-ta nuk ishte asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk e kishte vizituar atë pjesë”, ka thënë shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Marko Gjuriq, raporton KTV.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vuçiq në Kosovë do të hyjë përmes pikës kufitare Konçulit.

Sipas tij, kryeministri serb më 14 janar do të qëndrojë në një vend afër Gjilanit ku jetojnë rreth 40 mijë njerëz, ku për vite të tëra atë askush nga zyrtarët e lartë nuk i kishte vizituar.

Më pas Vuçiç do të përurojë maternitetin në Pasjan dhe do të vizitojë Shtërpcën ku jetojnë rreth 15 mijë serbë.

“Në Brezovicë këto ditë kanë përfunduar punimet dhe ka filluar punën qendra e skive. Pikë e pashmangshme e vizitës do të jetë edhe Graçanica, zonë kjo në të cilën jetojnë rreth 20 mijë serbë, të cilët në këto vitet e fundit jetojnë kushte të vështira”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe.

Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse, pa sqaruar nëse e kanë lejuar vizitën e kryeministrit serb, transmeton Koha.net.

“Qeveria serbe tani duhet të marr leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Vizitat e fundit kanë të bëjnë me festat e fillim-vitit të komunitetit ortodoks”, është përgjigja e Zyrës për Informim të Ministrisë.

ME TE LEXUARAT