Lajmi i fundit

Policia: Ja pse i bënë atentat mikut të Shullazit, porositësit survejuan Serjanin

vrasja-tiranekillerPolicia e kryeqytetit ka dhene sot nje informacion me te zgjeruar ne lidhje me arrestimin e dy personave te dyshuar si porosites te atentatit me arme ndaj Pajtim Serjanit, i njohur si mik i Emiljano Shullazit, i cili mbeti i plagosur pasi u qellua me arme me 5 janar ne oret e mbremjes tek rruga e Kavajes.

Policia pasi ka njoftuar se eshte arritur te arrestohen ne Tirane shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Amarildo Hoxhallari, te dyshuar per ngjarjen e dates 05.01.2015 ku eshte tentuar te vritet shtetasi Pajtim Serjani si dhe është plagosur punonjesi i Policisë, shtetasi Roland Meta, ka bere me dije edhe detaje te tjera te hetimit.
Nje nga keto detaje eshte fakti se dy te arrestuarit kane survejuar dhe lokalizuar Pajtim Serjanin ne levizjet e tij. Në vijim të hetimeve të kryera, për ngjarjen e ndodhur më datë 05.01.2015 rreth orës 19.40 në rrugën e Kavajës në hyrje të rrugës “Islam Alla”, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasit Pajtim Serjani i cili ka mbetur i plagosur dhe është plagosur gjithashtu punonjësi i policisë shtetasi Roland Meta, më datë 10.01.2015, pas hetimeve të kryera, administrimit të provave dhe verifikimeve të kryera në funksion të hetimit për procedimin penal nr.54 të vitit 2015, u bë ndalimi i shtetasve ;
– Aurel Nexhdet Hoxhallari 38 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, me kombësi e shtetësi shqiptare, me arsim te mesem, me precedentë të mëparshëm për disa vepra penale.

– Amarildo Adem Hoxhallari, 25, lindur dhe banues në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, me precedentë të mëparshëm kriminalë, ka thene policia.
Nje tjeter e dhene qe behet me dije nga policia eshte se Pajtim Serjani eshte tentuar te vritet per shkak te konflikteve qe ka pasur ne kohe te ndryshme me kusherinjte Hoxhallari.
Sipas burimeve zyrtare mesohet se ndalimi i këtyre shtetasve është kryer në konsulencë me Prokororinë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, të ndaluarit në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasin Arjanit Sterjo Alias, Artur Baze kanë planifikuar, organizuar e siguruar kushtet, mjetet materiale dhe kanë lokalizuar vendodhjen e shtetasit objekt goditjeje nga autorët Pajtim Serjani për ta ekzekutuar më datë 05.01.2015.

Ne deklaraten e policise thuhet se hetimet në vijim të këtij procedimi penal, janë aktive dhe po kryhen për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e dokumentimin e të gjithë personave të tjerë të cilët mund të kenë pasur dijeni apo mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale

“Motivi i kesaj ngjarje kriminale dyshohet se mund te jene konflikte ndermjet tyre ne kohe te ndryshme. Ndalimi i shtetasve Hoxhallari është kryer për veprat penale: “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë”, te parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 22 të Kodit Penal”, thuhet ne deklarate.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close