Lajmi i fundit

Tiranë, arrestohen porositësit e atentatit ndaj mikut të Emiljano Shullazit

vrasja-tiranekillerArrestohen nga policia dy personat e dyshuar si porosites te sulmit me arme ndaj Pajtim Serjanit, personit te plagosur me arme me 5 janar 2015 ne Tirane, i njohur si mik i Emiljano Shullazit.

Kusherinjte Amarildo Hxhallari 38 vjec dhe Aurel Hoxhallari, 35 vjec kane rene ne pranga ne Tirane pas nje aksioni te policise se kryeqytetit ne zonen e Yzberishtit.

Dy te arrestuarit sipas policise jane perdonat qe kane porositur 42-vjecarin Artur Baze per te kryer vrasjen e Pajtim Serjanit me 5 janar 2015. Baze qelloi me arme ndaj Serjanit por e plagosi ate ndersa plagosi edhe nje oficer te policise me emrin Roland Meta.

Polici iu pergjigj zjarrit dhe e vrau 42-vjecarin Artur Baze qe u gjet pa jete prane vendit ku ndodhi sulmi me arme.

DEKLARATA E POLICISE:

Sot,me date 10.01.2015,pas disa hetimeve paraprake te bera ne funksion te hetimit lidhur me ngjarjen e ndodhur me dt 05.01.2015 ne Rr.Kavajes ku eshte tentuar te vritet me arme zjarri shtetasi Pajtim Seriani si dhe eshte vrare me arme zjarri shtetasi Arjanit Sterjo , u be ndalimi i shtetasve ;

– Aurel Nexhdet Hoxhallari , 37 vjec , lindur dhe banues ne Tirane me gjendje gjyqesore i proceduar me pare per disa vepra penale.

– Amarildo Adem Hoxhallari, i moshes 24 vjeç lindur dhe banues ne Tirane.

Nga hetimi I deritanishem nga strukturat e Seksionit per Krimet e Renda ndaj Jetes ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane , ka rezultuar se keta shtetas,ne bashkepunim me njeri-tjetrin jane organizatoret e vrasjes se ngelur ne tentative ndaj shtetasit Pajtim Seriani.
Vazhdojne hetimet lidhur me dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarje kriminale ndersa materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasve te lartpermendur do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane,per vepren penale te ” Vrasjes me paramendim” ngelur ne tentative,e kryer ne bashkepunim,parashikuar nga neni 78-22-25 te K.Penal.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close