Lajmi i fundit

Masakër në Tiranë, plagoset Emiljano Shullazi me 3 të tjerë, një i vdekur, EMRAT

polici-vloreZbardhet identiteti i personit të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e të hënës në Tiranë. Shtetasi Aranit Sterjo, 42 vjec, ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet.
Ndaj tij u qëllua me armë zjarri rreth orës 21.10 të mbrëmjes së hënë.
Pas kësaj ngjarje, mësohet se të plagosur kanë mbetur nga shkëmbimi i zjarrit edhe shtetasi Pajtim Serjani, mik i Emiljano Shullazit, si dhe efektivi i policisë Roland Meta. Sipas policise, autor i dyshuar per kete episod eshte shtetasi Altin Dani.
Pak orë pas kësaj ngjarje në Tiranë, makina e Emiljano Shullazit, tip Golf, është ndjekur në dalje të kryeqytetit dhe më pas në autostradë ku në zonën e Kasharit është qëlluar 12 herë me armë ndaj saj.

Ngjarja ne Tirane

emiljano-shullaziNjengjarje e denje per filmat aksion ka te hollivudit ndodhur mbremjen e te henes ne Tirane.

Si pasoje e shkembimit te zjarrit mes dy grupeve te personave dhe policise, ka mbetur i plagosur Emiljano Shullazi.

Atentati ndaj tij ka ndodhur ne zonen e Qafe Kasharit, pak minuta pasi ishte plagosur miku i tij Pajtim Serani i cili u sulmua me arme ne Tirane.

I plagosur ka mbetur edhe nje efektiv policie ndersa i vrare ka mbetur edhe nje shtetas tjeter nga Berati.

Ngjarja ndodhi pas sulmit me arme ndaj 32-vjecarit Pajtim Serani, qe  eshte plagosur me arme zjarri mbremjen e te henes ne Tirane.

Me pas mes paleve eshte shkembyer zjarr dhe personat e perfshire jane ndjekur mes tyre nga rruga “Islam Alla” deri tek rruga “Him Kolli”.

Personat e perfshire jane ndjekur mes tyre deri ne Qafe Kashar ku ka ndodhur atentati ndaj Shullazit. Ky i fundit eshte personazh i njohur per policine e Tiranes per shkak te precedenteve te tij penale te shumte dhe arrestimeve te perseritura per vepra te ndryshme penale si mbajtje armesh, mbajtje e trafik droge dhe kanosje.

Shullazi mesohet se ka marre nje plumb ne shpine ndersa ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close