Lajmi etiketuar si: tirane Kthehu tek në faqen kryesore

Tiranë, nis mbikqyrja e të dënuarve me mikroçip të vendosur në trup Tiranë, nis mbikqyrja e të dënuarve me mikroçip të vendosur në trup(0)

Ministria e Drejtësisë inaguroi sot nisjen nga puna të qendrës së mbikqyrjes elektronike të të dënuarve me anë të vendosjes në trup të një pajisje mikroçip.
Në qendrën e Mbikëqyrjes Elektronike sot nisën punën punonjësit e  Shërbimit i Provës, të ngarkuar me detyrën e ekzekutimit të vendimit gjyqësor për personave që ju kufizohet lëvizja. Për zbatimin e vendimit gjyqësor Shërbimi i Provës do të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe  Policinë e Shtetit

Konkretizohet sot një nga reformat më ambicioze të Ministrisë së Drejtësisë, një sistem  që  kursen para për shtetin me uljen e mbipopullimit në burgje, redukton burokracinë, por edhe mban  nën kontroll sigurinë publike.

Ministri i Drejtësisë  Eduard Halimi uroi sot ditën e parë të punës për 12 punonjësit e Shërbimit të Provës . Në fjalën e tij mbajtur me këtë rast Ministrit Halimi tha se :
“Sot është një ditë e veçantë për ministrinë e Drejtësisë, ka përfunduar një nga reformat më të rëndësishme për Reformën në Drejtësi, që kanë në fokus trajtimin e të dënuarve, masat alternative dhe modernizimin e sistemit të dënimit në Shqipëri.
Për hërë të parë në Shqiperi filloi implementimi i mbikqyrjes elektronike të personave me vendim gjyqësor. Nga sot Shqipëria bëhet i vetmi vend në rajon që aplikon mbikëqyrjen me “byzylyk elektronik”, apo cip elektronik për subjekte të vecanta.
Nga sot nis dita historike, sot fillon procesi i Monitorit Elektronik. Ekipi është gati, i trajnuar. Një memorandum, udhëzim i përbashkët mes Ministrit  të Drejtësisë , Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm është nënshkruar.  Secili nga institucionet ka  strukturat e veçanta për të zhvilluar këtë proces.
Jemi gati që sapo prokuroria dhe gjykata ta çmojnë të arsyeshme dhënien e vendimit, caktimin me masë sigurimi arrest shtëpie, për rrethin e Tiranës, personi do të vendoset në mbikëqyrje elektronike.
Ky është proces që shkon jo vetëm drejt kristalizimit dhe modernizimit të sistemit të vuajtjes së dënimit por është një proces që shkon drejt uljes së kostove për sistemin e burgjeve, shkon  në favor të përmirësimit të drejtave të dënuarve, por edhe në favor të mbrojtjes së publikut.
Është një reformë e gjithanshme , e cila shkon në favor të qytetarëve, të buxhetit por shkon edhe në favor të sistemit të sigurisë publike, e cila është primare për çdo qytetar .  Do të jetë  reformë e suksesshme. Kam bindjen që ekipi që drejton këtë proces, Drejtori  i Shërbimit të Provës dhe gjithë punonjësit e Shërbimit të Provës kanë kapacitetet e duhura për zbatimin me sukses të kësaj reforme.

Me këtë ekip të shkëlqyer ekspertësh dhe teknologjinë më të avancuar sot në Europë, jam i bindur se projekti pilot për Tiranën, do të jetë i sukseshëm dhe historia e kësaj reforme do të jetë histori suksesi.”

Mbikëqyrja elektronike do të nisë si projekt pilot, për  rastet e arresteve shtëpiake, duke i dhënë fund historive të largimit dhe moszbatimit të masave te gjykatave .Sistemi do të përdoret edhe për personat në shërbim prove për përdorim të lëndëve narkotike, në mënyrë që  ata të mos iu afrohen shkollave, te rinjve, duke rritur kështu sigurinë publike në shkolla.

Mbikëqyrja elektronike do të aplikohet edhe për personat që ushtrojnë dhunë në familje. Ata persona që do të kenë urdhër ndalimi ndaj bashkëshorteve të tyre, nuk do kenë mundësi tu afrohen banesave të  bashkëshortëve sipas një perimetri qe do te caktoje gjykata, duke rritur sigurinë e grave qe dhunohen nga burrat.

Nga mbikëqyrja elektronike do të përfitojnë edhe  të dënuarit ne moshe te re, të cilët duan të ndjekin dhe shkollën,të dënuarit që marrin leje nga burgjet, duke reduktuar procedurën.

Udhëzimet tregojnë  se pajisja do vendoset dhe do hiqet vetëm nga personat e autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.  Shërbimi i Provës, menjëherë pas vendosjes së pajisjes, pasi verifikon rregullshmërinë e saj, njofton: Prokurorin për fillimin e ekzekutimit të vendimit;  Policinë e Shtetit për fillimin e ekzekutimit të vendimit, zonën e lejuar dhe të ndaluar të lëvizjes së personit, si dhe kohën e përdorimit të ME-së, nëse gjykata urdhëron përdorimin e saj, sipas një afati të caktuar. Dhënia e vendimit gjyqësor është kompetencë e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Sistemi që nis sot është ndërtuar me teknologjinë më moderne në Evropë. Aplikimi i mbikëqyrjes elektronike  e vendos  Shqipërinë në pozicionin e liderit në rajon. Nga ky projekt fillimisht do përfitojnë 300 të dënuar

Me kete ekip te shkeqlyer ekspertesh dhe teknologjine me te avancuar sot ne Europe, jam i bindur se projekti pilot per Tiranen, do te jete i sukseshem dhe historia e kesaj reforme do te jete hitori suksesi.

Tiranë, shpërthen bombola me 16 litra gaz, plagosen dy gra të moshuara Tiranë, shpërthen bombola me 16 litra gaz, plagosen dy gra të moshuara(0)

Dy gra janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi private në Tiranë. Ngjarja ndodhi pranë shkollës ‘Myslym Keta’ në kryeqytet, ndërsa në banesë kanë qenë dy gra të moshuara, të cilat janë plagosur.

Zjarrfikëset shkuan në vendngjarje, ndërsa theksojnë se shpërthimi dyshohet se ka ardhur nga rrjedhja e gazit në banesë.

Bombola e përdorur për gatim, me rreth 16 litra gaz ka shpërthyer që në momentin që të moshuarat e kanë ndezur atë. Shpërthimi ka qënë aq i fortë sa ka thyer edhe xhamat e shtëpisë.

Gratë e lënduara janë dërguar në spital, ndërsa hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit vazhdojnë.
Të moshuarat janë jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë, arrestohet i shumë kërkuari nga Interpoli për grabitje Tiranë, arrestohet i shumë kërkuari nga Interpoli për grabitje(0)

Një person i shpallur në kërkim nga Interpoli italian, është arrestuar në Tiranë mbrëmjen e sotme. Shtetasi E.Kaci person i shumëkërkuar u ndalua në zonën e “Zogut të Zi”.
Sipas policisë, Interpoli italian kishte lëshuar urdhër arresti për shqiptarin E.Kaçi, i cili akuzohet për një seri vjedhjesh në shtetin fqinj.
Pas ndalimit nga forcat blu pritet kryerja e procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj, Italisë.

Grabitet pika e shkëmbimit valutor në Kodër Kamëz të Tiranës Grabitet pika e shkëmbimit valutor në Kodër Kamëz të Tiranës(0)

TIRANE-Një pikë e shkëmbimit valutor është grabitur pak minuta më parë në zonën e Kodër Kamzës në Tiranë. Burimet nga policia lokale deklaruan se dy persona kanë hyrë në këtë pikë dhe kanë mundur që me kërcënim të marrin një shumë prej rreth 1 milion lekësh. Menjëherë ata kanë dalë jashtë duke përdorur një motorr për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur menjëherë hetimët për të zbardhur rrethanat, identifikuar dhe prangosur autorët.

Tiranë, arrestohet personi i kërkuar për dy vrasje në Peshkopi Tiranë, arrestohet personi i kërkuar për dy vrasje në Peshkopi(0)

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një person shumë të kërkuar, i cili akuzohet për 2 vrasje. Bëhet e ditur se nga një aksion i mirëorganizuar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës në bashkëpunim me atë të Dibrës u vu në pranga shtetasi, Ilirjan Jangulli, 33 vjeç.
Shtetasi i dyshuar u ndalua nga oficerët e sektorit të Krimeve të Rënda në sheshin Skënderbej, ndërkohë që nuk bëri rezistencë.
Në vitin 2012 ai akuzohet se ka vrarë dy shtetas në Peshkopi dhe që prej kësaj kohe ai i fshihej bluve.

Tirane, parku i Fushës së Aviacionit po prishet për interesa korruptive Tirane, parku i Fushës së Aviacionit po prishet për interesa korruptive(0)

Mungesës së investimeve nga ana e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht në shtimin e hapësirave të gjelbra, tani po i shtohet edhe një problem tjetër akoma më shqetësues; Shkatërrimi i parqeve ekzistuese për të përmbushur interesat klienteliste dhe korruptive të drejtuesve të kësaj bashkie.

Sot në orët e para të mëngjesit banorët e zonës tek ish fusha e aviacionit, që ndodhen në territorin e Njësisë Bashkiake Nr. 7 janë përplasur me përfaqësuesit e një biznesi privat, i cili kishte nisur të vendoste sipër hapësirës së gjelbër një kënd lodrash, nën dijeninë  e plotë të Bashkisë së Tiranës. Jo vetëm kaq, por ky biznes kishte prerë disa pemë të mbjella aty, për të liruar hapësirën ku do të vendoste pajisjet e parkut.

Banorët kanë kundërshtuar me forcë shkatërrimin e kësaj pjese të parkut, për të cilin vetëm dy vjet më parë janë investuar nga bashkia e drejtuar në atë kohë nga socialistët, 5 milionë euro. Ata nuk kanë lejuar vazhdimin e punimeve dhe kanë këmbëngulur se për ta është më i rëndësishëm parku dhe hapësira e gjelbër se sa një park lodrash me pagesë, të cilit bashkia duhet t’i gjejë një vend tjetër më të përshtatshëm. Me banorët e zonës janë bashkuar edhe deputetët socialistë Vasilika Hysi e Besnik Bare, si dhe kryetari i Njësisë bashkiake nr.6, Erjon Koka të cilët kanë mbështetur protestën e drejtë të banorëve.

Deputetja Vasilika Hysi u denoncoi se është akti i katërt shkatërrues madhor i Bashkisë së Tiranës në një vit që qeveriset nga pala tjetër: “Ne sot kemi ardhur këtu për të denoncuar shkatërrimin e radhës që po bën Bashkia e Tiranës. Ky është parku i dytë më i madh në Tiranë, investim i Bashkisë së Kryeqytetit, në kohën që drejtohej nga Edi Rama dhe që u përurua duke pasur 28 mjedise që do ofronin shërbim falas për fëmijët, familjarë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar etj. Para se të ngrihej parku këtu ka qenë një vendgrumbullim i inerteve, plehrave dhe bagëtive. Po të shikoni sot këta banorë kanë përfituar një rritje të mirëqenies dhe të vlerës së banesave të tyre, por edhe bizneset kanë një mjedis më të mirë. Çfarë ndodh? Brenda një muaji janë dy biznese private që Bashkia i vendos këtu pa asnjë lloj leje duke shkatërruar hapësirën e gjelbër. PS dhe deputetët e saj nuk janë kundër bizneseve, përkundrazi jemi për rritjen e zhvillimin e tyre, por kërkojmë që ato të zhvillohen sipas rregullave. Ky është shkatërrimi i katërt që bën Bashkia e Tiranës. Ju kujtoj Sheshin “Skënderbe” ku taksat e qytetarëve të Tiranës shkuan dëm. Rrugën pedonale e cila sipas interesave të kryetarit të Bashkisë kthehet në qofteri e birrari. Prerjen e pemëve në parkun e madh të Tiranës dhe së fundi ky këtu që është shkatërrimi i katërt i madh që bën ky institucion. Jemi këtu në krah të qytetarëve sepse kemi marrë jashtëzakonisht shumë ankesa, telefonata çdo ditë nga qytetarë për këtë shkatërrim. I kërkojmë kryetarit të bashkisë të ndërpresë veprimet shkatërruese të mjedisit”.

Ndërsa kryetari i Njësisë Bashkiake Nr.7, Erion Koka ka theksuar se Bashkia e Tiranës është tërësisht indiferente ndaj kërkesave të qytetarëve: “Ka rreth një vit e gjysmë që është ndërtuar. Sot siç e shikoni është në gjendje të mjerueshme. Kam çuar shkresa pafund në Bashkinë ë Tiranës. Nuk ka marrë askush asnjë lloj mase, madje ne kemi dhe prova filmike qe i kanë sjellë vetë qytetarët. Bari është shkatërruar, pemë janë prerë dhe së fundi shohim se janë vendosur edhe lodra pa asnjë  lloj lejeje. Edhe këtu mund të shihni dhe vetë janë prerë disa pemë për t’u instaluar këto pajisje për lodrat. Ndërkohë që ligji e thotë qartë që s’mund të vendoset asnjë gozhdë  askund nëse nuk ke një leje të miratuar. Një leje e tillë nëse është pa miratimin e banorëve duhet të merret dhe mendimi i njësisë bashkiake dhe një gjë e tillë nuk është bërë absolutisht”.

Pasi ja kanë arritur qëllimit për të zmbrapsur në ditën e sotme firmën që tentonte të zinte hapësirën e gjelbër, banorët të mbështetur nga të zgjedhurit socialistë janë shprehur të vendosur për të mos lejuar në asnjë rast abuzimet e bashkisë së Tiranës, që synojnë të shkatërrojnë një park për interesa aspak transparente dhe shumë të dyshimta korruptive.

Tiranë, arrestohen tre persona, grup kriminal që kryenin vjedhje Tiranë, arrestohen tre persona, grup kriminal që kryenin vjedhje(0)

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë njoftoi se ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal me tendencë vjedhjet e qytetarëve. Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë u arrit identifikimi dhe kapja e shtetasve Dorian Beqir Alia, 20 vjec, banues në Tiranë, R. K, 16 vjec, dhe A.Hasandocaj, 17 vjeç.
Këto shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar së bashku një sërë vjedhjesh të disa shtetaseve, kryesisht të varëseve dhe çantave, në kohë e periudha të ndryshme.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera janë evidentuar edhe argjendaritë ku janë shitur sendet e vjedhura nga autorët.
Aktualisht, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Policinë Tatimore po punojnë intensivisht për të dokumentuar tërësisht vjedhjet e kryera nga ky grup kriminal dhe evidentimin e të gjitha pikave të shitjes (argjendaritë) të sendeve të vjedhura.
Ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Vjedhjes.

Lazarat,  ndalohen 12 persona, furnizonin me ujë parcelat e bimës narkotike Lazarat, ndalohen 12 persona, furnizonin me ujë parcelat e bimës narkotike(0)

Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër, e mbështetur nga FNSH dhe Delta Force, kanë ndaluar 12 persona gjatë patrullimeve të fundit në Lazarat.
Mësohet se policia patrulluar me qëllim bllokimin e automjeteve që transporton ujë, pleh organik apo baltë për në këtë fshat me qëllim kultivimin e kanabisit, si dhe për bllokimin e fuqisë punëtore që tenton të hyjë në Lazarat për këtë qëllim.
Policia ka thënë se në vendin e quajtur Pularia, në hyrje të fshatit Lazarat, forcat e rendit kanë nxjerrë jashtë funksionit katër depozita të mëdha, që shërbenin për grumbullimin e ujit nga puset dhe më pas për të mbushur botet me ujë, si dhe ka nxjerrë jashtë përdorimit katër bote pa asnjë dokumentacion, ku gjatë operacionit drejtuesit e automjeteve braktisën botet dhe u larguan me shpejtësi në brendësi të fshatit.
Specialistët për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë thënë se drejtuesit e boteve i përdornin këto automjete pa asnjë dokumentacion dhe asnjë kusht teknik, vetëm për transport uji, duke ua shitur me lekë disa banorëve me qëllim kultivimin e kanabisit.

Genta e Big Brother 5, publikon fotot e të dashurit të ri Genta e Big Brother 5, publikon fotot e të dashurit të ri(0)

Ish-banorja e Big Brother Albania 5, e cila u bë e famshme për fotot e saj nudo dhe erotike ka bërë publike një fotografi me një mashkull.
Djali i ri në moshë qëndron në afrimitet me Gentën e cila pak javë më parë ka deklaruar se ka gjetur një të dashur dhe me lekë madje.
Kohët e fundit ishte folur për një rikthim të vajzës nga Korça tek ish i dashuri i saj Rubensi të cilin ajo e akuzoi për publikimin e fotove intime.

Studimi, ventilatorët shtojnë vapën në temperatura mbi 35 gradë Studimi, ventilatorët shtojnë vapën në temperatura mbi 35 gradë(0)

Ventilatorët elektrikë gjejnë përdorim të gjerë veçanërisht në kohë vere. Këto pajisje, portative ose të fiksuara në tavan,shihen si të efektshme nga të moshuar që mundohen nga vapa, apo njerëz që nuk e durojnë atë, djersiten, por nuk kanë kushte ose s’janë në gjendje të përballojnë koston e ajrit të kondicionuar.
Një studim i ri tregon se ventilatorët jo vetëm që nuk ndihmojnë shumë gjatë valës së të nxehtit – ato ndoshta bëjnë efektin e kundërt duke shkaktuar pasoja shëndetësore.

Studimi tregon se ventilatori mund të ndihmojë nëse temperatura është nën 95 gradë Fahrenheit = 35 gradë Celsius, dhe vetëm nëse ajri i ventiluar nuk i bie personit drejtpërdrejt. Nëse temperatura është mbi 35 gradë Celsius, të gjitha gjasat janë se ventilatori mund të rrisë nxehtësinë dhe djersitjen, gjë që mund të çojë në dehidratim e probleme të shumta shëndetësore që vijnë me të.
Por shqyrtimi mbi efektshmërinë e ventilatorëve gjithashtu thotë se nuk ekzistojnë mjaft studime të besueshme për të treguar përfitimet dhe dëmet nga ventilatorët elektrikë.
Pra, në kohë vape, këshilla më e sigurt është; në vend të përdorimit të një ventilatori, pini më shumë ujë dhe synoni për mjedise të freskëta, thuhet në studimin e kryer nga qendra kërkimore Cochrane. Astrit Lulushi, ZA

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet