Lajmi etiketuar si: ministria e arsimit Kthehu tek në faqen kryesore

Matura shtetërore 2012: Rezultatet e plota të fituesve të fazës së parë Matura shtetërore 2012: Rezultatet e plota të fituesve të fazës së parë(0)

Ministria e Arsimit ka përmbyllur hartimin e listës së fituesve të fazës së parë dhe klasifikimin e pikëve për fituesit e fundit për secilin program studimi. Më poshtë “Lajmifundit.al” ju mundëson të njiheni me pikët dhe klasifikimin zyrtar.

Kliko për Piket e fituesit të fundit Faza 1

Kliko per lista e fituesve Faza 1

MASH apel maturantëve: Zgjidhni degët që i duhen tregut MASH apel maturantëve: Zgjidhni degët që i duhen tregut(0)

Kur duhen edhe dy muaj nga fillimi i provimeve të maturës shtetërore, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj i ka bërë apel maturantëve që të studiojnë shkencat natyrore pasi kjo fushë është shumë e kërkuar nga tregu I punës.
Tafaj ka theksuar se zgjedhja e duhur e degës së studimit në shkollën e lartë do ti kushtojë shumë më pak kohë e energji të rinjve për tu punësuar,
Ministry I arsimit ka kërkuar që stafi pedagogjik të inkurajojë të rinjtë të orientohen drejt degëve për të cilat ka nevojë më shumë tregu i punës.

“Ne jemi të interesuar që sa më shumë gjimnazistë të zgjedhin programet e studimit që janë të lidhura me teknologjinë e informacionit, që në sistemin tonë të arsimit të lartë janë rreth 25 programe të tilla. Kjo, për shkak se janë studime që të çojnë shumë shpejt në tregun e punës, të rrisin shansin për punë dhe ndërkohë janë studime universitare që krijojnë një bazë të sigurtë për karrierë në biznes dhe për karrierë akademike”, u shpreh ministri Tafaj.

Këto deklarata ministri i arsimit i bëri gjatë zhvillimit të olimpiadës së informatikës për shkollat e mesme. Olimpiada u zhvillua në ambientet e fakultetit të shkencave të natyres në të cilin u hap për herë të parë departamenti I informatikës.

Ministri Tafaj nënvizoi se olinmipada të tilla duhet të bëhen edhe me studentët, por dhe me nxënësit e shkollave të mesme profesionale, ku janë 17 shkolla që kanë degë të lidhura me teknologjinë e informacionit, të inkurajohen të rinjtë, nxënësit e shkollavë te mesme dhe studentët, të orinetohen në fusha të tilla, që u japin shanse të mëdha për tu punësuar sa më shpejt dhe sa më lehtë. Ky mbetet prioriteti kryesor në zhvillimin e arsimit të lartë.

Rreziku nga plagjiatura, kërkimi shkencor, ja standardet Rreziku nga plagjiatura, kërkimi shkencor, ja standardet(0)

Ministria e Arsimit për herë të parë ka hartuar një rregullore e cila sanksionon standarde europiane që duhet të përmbushen në studimet e masterit shkencor, në studimet e doktoraturës si dhe të veprimtarisë kërkimore shkencore e botuese në përgjithësi.
Sipas burimeve zyrtare në ministrinë e arsimit, Rregullorja parashikon, ndër të tjera, detyrimin e institucioneve dhe kërkuesve për të publikuar në faqen zyrtare të institucionit si dhe për të verifikuar me metoda bashkëkohore çdo tezë masteri shkencor, disertacion doktorate, monografi, libër, artikull shkencor apo referim, dhe forma të tjera të kërkimit dhe botimeve për origjinalitetin, vërtetësinë dhe plagjiaturën.
Publikimi në faqen zyrtare do të mundësojë që çdo studiues dhe kërkues të njihet me punimet e grupeve të tjera kërkimore, çka do të ndihmojë në përhapjen e arritjeve shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Në një kre të veçantë të saj, rregullorja përcakton përgjegjësitë e kërkuesve, udhëheqësve shkencorë dhe institucioneve si masa që ndërmerren në rastet e konstatimit të plagjiaturës apo dukurive të tjera të ndëshkueshme në veprimtarinë kërkimore shkencore dhe botuese.
Rregullorja është një akt nënligjor shumë i rëndësishëm për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë kërkimore shkencore dhe botuese dhe rritjen e cilësisë së saj.
Këtë rregullore do ta ketë në dorë, çdo student i masterit shkencor dhe doktoratës, si dhe çdo studiues dhe kërkues tjetër i universiteteve e Qendrave Kërkimore.
Sipas ministrisë së arsimit Këto standarde do të ndikojnë në rritjen e cilësisë dhe transparencës në gjithë veprimtarinë kërkimore dhe botuese të universiteteve dhe Qendrave Kërkimore.

MASH: Të hënën tërhiqen në shkolla formularët për Maturën MASH: Të hënën tërhiqen në shkolla formularët për Maturën(0)

Ditën e hënë më 20 shkurt, maturantët në të gjithë vendin do të kenë në dispozicion të tyre formularët e provimeve të detyrueshme dhe atyre me zgjedhje të maturës shtetërore.

Ministria e Arsimit ka publikuar në fundjavë, formularin A1 dhe A1 për lëndët me zgjedhje. Sipas udhëzimit të ministrisë së arsimit, afati I plotësimit të formularëve nga maturantët do të jetë periudha 20 shkurt-10 mars e pas kësaj date ata do ta dorëzojnë pranë drejtorive të shkollave të tyre.

”Formulari A1 plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012 vetëm nga maturantët e vitit 2012. Formulari A1 plotësohet me stilolaps (me një ngjyrë, blu ose të zezë) dhe me shkronja të mëdha të shtypit”, thuhet në udhëzim.  Sipas Ministrisë së Arsimit, Formulari A1 konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme.  Në rast të kundërt, ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe maturanti humbet të  drejtën e regjistrimit.  Sipas udhëzimit të MASH, Në rast se maturanti ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër formular A1, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm dhe duke e asgjësuar formularin e plotësuar gabim.

Formulari A1, pas plotësimit, kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Po gjatë kësaj jave, MASH publikoi programet orientuese të maturës për 40 lëndë.  Me anë të tyre, maturantët do të përgatiten për të dhënë provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje.

 

Kujdes! Nga 45 universitete shqiptare, vetëm 20 janë të akredituara Kujdes! Nga 45 universitete shqiptare, vetëm 20 janë të akredituara(0)

Për ata persona që do të fillojnë studimet e larta në një nga programet që ofrojnë universitetet private në vendin tonë është i nevojshëm informimi. Para se të regjistroheni në një universitet, më parë verifikoni, nëse ai është i akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pasi në rast të kundërt diploma juaj ligjërisht është e pavlefshme.
Sipas Drejtorit të Agjencisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë në vendin tonë Avni Meshi: “Nga 45 institucione të arsimit të lartë të licensuara, vetëm 20 janë të akredituara, ndërkohe që ofrojnë një gamë të gjerë studimi dhe këtij procesi i janë nënshtruar vetëm 120 programe
Ministria e Arsimit dhe Shkences në bashkëpunim me Agjensinë e Akreditimit të Arsimit të Lartë shumë shpejt do të nisin verifikimin në terren nëse programet e studimit, që ofrohen nëpër institucionet e Arsimit të Lartë në vendin tonë janë të akredituara apo jo?

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet