| Kosovë, sulmohet ekipi i Klan Kosova në Malishevë(1) Në Kosovë, shoqata e gazetarëve reaguan ashpër pas një sulmi që ka ndodhur ndaj ekipit të televizionit Klan Kosova, në komunën e Me Teper |
| Kosovë, kontestohet zgjedhja e Bedri Hamzës Guvernator(0) Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza, është zgjedhur guvernator i ri i Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës. Nga 67 deputetë sa kanë qenë në sallë, 58 nga ta kanë votuar për zotin Hamza. Në kohën kur ka filluar përzgjedhja e guvernatorit, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes “ Vetëvendosje”, e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tyre, me emërimin e Hamzës si guvernator, politizohet Banka Qendrore e Kosovës, apo siç është thënë, më emërimin e Bedri Hamzës, Banka qendrore e Kosovës mund të quhet si Banka e Partisë Demokratike. Bedri Hamza, ka qenë ministër i Financave, ku nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje në janar të këtij viti. Ende nuk është zgjedhur ministri i ri i Financave. “Zgjedhja e sotshme e z. Bedri Hamza për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës është në kundërshtim të plotë me nenin 140 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili shprehimisht thotë se: “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës””, thuhet në deklaratë. Aty thuhet po ashtu se edhe neni 6 i Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ka përcaktuar pavarësinë dhe autonominë e këtij institucioni. “Duke ditur që z. Hamza për një kohë të gjatë është anëtar dhe faktor i rëndësishëm i Partisë Demokratike të Kosovës, zgjedhja e tij për Guvernator të Bankës Qendrore cenon kushtetutshmërinë dhe konceptin themelor të institucioneve të pavarura. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ngjashëm vepruan edhe para disa javëve, kur zgjodhën anëtarin e Këshillit të përgjithshëm të PDK-së, z. Blerim Rexha, për Kryesues të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në deklaratën e KDI-së. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza, është zgjedhur guvernator i ri i Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës. Nga 67 deputetë sa kanë qenë në sallë, 58 nga ta kanë votuar për zotin Hamza. Në kohën kur ka filluar përzgjedhja e guvernatorit, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes “ Vetëvendosje”, e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tyre, me emërimin e Hamzës si guvernator, politizohet Banka Qendrore e Kosovës, apo siç është thënë, më emërimin e Bedri Hamzës, Banka qendrore e Kosovës mund të quhet si Banka e Partisë Demokratike. Bedri Hamza, ka qenë ministër i Financave, ku nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje në janar të këtij viti. Ende nuk është zgjedhur ministri i ri i Financave. |
| Kosovë, manipulime me operacionet në zemër(0) Ekspertë mjekësorë shprehen të brengosur lidhur më rastet e shumta të pacienteve të cilët po referohen në klinika private lidhur me vendosjen e stendave në zemër. Dr Tefik Bektashi, tha se ka shumë pacientë të cilët janë për stendizim, e që nuk kanë pasur asnjë element të sëmundjes koronare. “Mjerisht shumë shpesh ka ndodhë që pa e pasur asnjë element minimal të sëmundjes koronare, nuk mund të gjeni, e është bërë presion në pacientin dhe në familjarë që të shkohet medoemos me stenografi, e çka është diçka absurde pa e bërë asnjë ekzaminim, e pa e vërtetuar, pa pasur diçka në dorën objektive. Besoj se mbrapa prapavijës së kësaj është një rrjet i organizuar, mjerisht për të nxjerr sa më shumë para për veti, duke e dëmtuar popullatën”, theksoi Bektashi për Radio Kosovën. Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Nijazi Gashi nuk e pohon e as mohon një gjë të tillë. “Është në dorën e kardiologut kujdestar se a duhet të behet një stendë apo jo. Përkundër kësaj, jemi të angazhuar me komision dhe me drejtorin e kardiologjisë që kjo të mos ndodh dhe kjo të denoncohet”, tha Gashi. Ndërsa Drejtori i Kardiologjisë, Bedri Zahiti, thotë se ka dyshime se pacientet po manipulohen edhe atë të forma të ndryshme. Sipas tij, kjo dukuri duhet luftuar nga instancat me të larta. Ai ka thënë se ka vendosur që këtë situatë ta vëzhgoj për së afërmi, sepse ka kardiolog të cilët në emër të humanitetit po blejnë numrin e kujdestarive. “Kamë arrit që prej këtij muaji nuk ka më as blerje të kujdestarive e as shitje, e këtë po e them në thonjëza sepse kamë dëgjua që po blihen dhe po shiten kujdestarit. Unë kamë ra në konflikt me disa kardiolog të cilët kanë bërë deri në 17 kujdestari brenda 1 muaji”, theksoi Zahiti. Kardiologu Tefik Bektashi, thotë se kjo situatë është abuzim jo vetëm me pacientet por edhe profesionin e mjekut. “Definitivisht kërkojnë ndërhyrje të qeverisë, sepse e kamë përshtypjen që Ministria e Shëndetësisë, nuk është në gjendje të ndërhyj në këtë sferë, nuk ka fuqi ose ndoshta i ka edhe interesat e veta të cilat e lanë në këtë aspekt”, tha Bektashi. Lidhur me temën në fjalë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kanë pranuar të deklarohen.rtk |
| Lugina kërkon të trajtohet si serbët në Kosovë(0) Ne Preshevë mbahet mbledhja e këshilltarëve komunalë shqiptarë të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Sipas informacioneve jozyrtare që transmetojnë mediat në Beograd, shqiptarët do të kërkojnë nga Serbia që, sipas modelit të veriut të Kosovës, në Serbi të formohet bashkësia e komunave shqiptare. Kjo kërkesë thuhet se do të bëhet nga 74 këshilltarët komunalë shqiptarë të këtyre tri komunave në Luginën e Preshevës. Agjencia serbe B92 thotë se kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, nuk ka pranuar të tregojë se përse do të mblidhen këshilltarët komunalë. “Ne në mbledhje do të ofrojmë një dokument, i cili do të jetë platforma jonë në marrëveshjet e ardhshme ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Mustafa. Kujtojmë se më 25 shkurt, në zyrën e OSBE-së në Bujanoc ka filluar dialogu i Beogradit me liderë të partive politike shqiptare në Luginë. Në këtë dialog, pala shqiptare i ka paraqitur një letër Beogradit dhe subjekteve relevante ndërkombëtare, në të cilën të gjitha problemet e saj i ka formuluar në tetë kërkesa. /rel/ |
| Zhbogar: BE s`do imponojë asgjë për veriun e Kosovës(0) Përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të fokusohen më shumë në thelbin e pushtetit lokal sesa në formën e asociacionit të komunave. Sipas tij, se si do duket ky asociacion, kjo varet nga dy palët e involvuar në bisedime, Prishtina dhe Beogradi. “Ky është një indikator që diçka është duke ngjarë në dialog, dhe se ka njerëz që po bëhen nervoz që po bëhet normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Kjo është mënyra që ata po e manifestojnë këtë. Por Policia e Kosovës, EULEX, dhe KFOR do bëjnë çdo gjë të normalizohet kjo gjendje. Si do që të jetë, ne i dënojmë këto sulme”, ka deklaruar ai. Duke folur për përmbushjen e kritereve nga institucionet e Kosovës për largimin e regjimit të vizave nga Komisioni Evropian, ai ka deklaruar se Komisioni Evropian duhet të jetë i rehatshëm që të i rekomandoj shteteve që të ia rekomandoj regjimin për liberalizimin e vizave Kosovës. Gjithashtu, Zhbogar ka deklaruar se në Kosovë duhet të bëhet më shumë në luftimin e korrupsionit e dukurive të tjera negative. |
| Kosovë, aksion në veri, Eulex arreston një person(0) Autoritetet e rendit në Kosovë kanë ndërmarrë një aksion në pjesën veriore të Mitrovicës ku kanë vënë në pranga një person. |
| Kosovë, 80 zyrtarë u hetuan për konflikt interesi(0) 80 zyrtarë të lartë janë hetuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit. Të gjithë zyrtarët e evidentuar nga AKK–ja në konflikt interesi, rezultojnë pronarë apo menaxherë të bizneseve të ndryshme private. |
| Nikoliç: Anëtarësimi i Kosovës në KB është i papranueshëm(0) Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka deklaruar sot se është e papranueshme që Kosova të fitojë karrige në Kombet e Bashkuara, dhe ka shtuar se sikur kjo të ishte e pranueshme unë do ta shkruaja në platformë dhe Rezolutën mbi Kosovën. Ai ka thënë se Platforma mbi Kosovën parashikon që Serbia kurrë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, dhe nëse nuk e njeh atëherë i ashtuquajturi shteti i Kosovës nuk do të ketë karrige në KB, ka thënë Nikoliç në bisedë me korrespondentët e mediave botërore në Boegrad. Pyetjes nëse kjo nënkupton se ka qëndrim të kundërt nga kryeministri Ivica Daçiç, i cili të martën ka thënë se Serbia “mund të bisedojë edhe mbi karrigen e Kosovës në KB, nëse kjo do të ishte pasojë e arritjes së zgjidhjes gjithëpërfshirëse, e cila është në harmoni me interesat shtetërore e kombëtare të Serbisë”, Nikoliç i është përgjigjur se më me qejf do ta shikonte deklaratën e Daçiçit, por nëse kryeministri ka menduar se kjo nën kushte të caktuara është e mundshme, atëherë me këtë nuk pajtohem, duke shtuar se e pret edhe reagimin e vet Daçiçit (i cili mbrëmë e ka mohuar se ka deklaruar ashtu si është interpretuar nga mediat). Anëtarësimi i Kosovës në KB për Serbisë është i papranueshëm “dhe vërtetë është e pamundshme të supozohet se Serbia do të mund të heq dorë nga një pjesë e madhe e territorit të vet, dhe të thotë: “për këtë shkak Kosova mund të bëhet anëtare e KB”, ka theksuar Nikoliç për të shtuar se “kjo nuk i përgjigjet as Rezolutës së Kuvendit Popullor”. Pyetjes së gazetarit të BBC së Londrës se çfarë është dallimi midis bisedimeve me autoritetet e Prishtinës dhe njohjes së shtetësisë së Kosovës, Nikoliç i është përgjigjur se “e ashtuquajtura Kosovë është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, bankave, mund të bëhet rajon evropian, nuk kemi asgjë kundër kësaj, por as që bëhet fjalë për njohjen”. Ai ka shtuar se me anë të Platformës mbi Kosovën Serbia është pajtuar me faktin se në pjesën e territorit pushteti serb nuk ka më kurrfarë ndikimi. “Ajo Platformë është edhe realitet shqiptar. Çka do të mund të propozonte Serbia tjetër, çka do të mundnin akoma të kërkonin shqiptarët? Nuk ka çka më shumë nga kjo, përpos pavarësisë. Prej sot e shumë vite dhe shekuj, Serbia nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë të ta detyrojë për këtë”, ka thënë Nikoliç. Raportet e Beogradit dhe veriut të Kosovës, ka shtuar presidenti serb do të jenë ashtu si donë Beogradi, sepse “Qeveria e Serbisë shfaq kujdes mbi interesat e qytetarëve në të gjitha pjesët e vendit, dhe nuk mund ta veçojë ndonjë pjesë dhe t’i përmbush dëshirat e disa drejtuesve politik”. I pyetur për përmendoren e pjesëtarëve të vrarë të UÇPMB në qendër të Preshevës, Nikoliç ka thënë se do të ishte më mirë që atë ta heqin bashkë serbët dhe shqiptarët. “Do të ishte mirë që serbët e shqiptarët të caktojnë bashkë ku mund të qëndrojë ajo. Ashtu në qendër, me emrat e njerëzve të cilët i kanë varë përfaqësuesit e pushtetit, policinë dhe qytetarët e pafajshëm, këtë nuk do ta duronte asnjë shtet dhe nuk do të zgjaste kaq shumë”, ka thënë Nikoliç. Fahri Musliu – Beograd/ RTK/ |
| KIPRED: EULEX-i duhet të tërhiqet nga Kosova(0) Instituti KIPRED ka publikuar sot punimin analitik me temën, “Analizë gjithëpërfshirëse e EULEX-it, çka tutje”, në të cilën ka vlerësuar se BE po i jep më shumë prioritet dialogut Kosovë-Serbi, sesa luftimit të krimit të organizuar. Hartuesi i kësaj analize, Shpend Kursani, tha se BE po përpiqet që përmes dialogut të mbajë rajonin stabil. Ai tha se EULEX-i gradualisht duhet të tërhiqet nga Kosova. Shpend Kursani tha se qëllimi i këtij raporti është që të ofrojë një analizë gjithëpërfshirëse për punën e EULEX-it. Kursani tha se Bashkimi Evropian, dialogun Kosovë Serbi, po e mbanë si instrument të vetëm prioritar para luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai tha se në këtë mënyrë BE-ja po mundohet që ta mbajë stabilitetin në rajon. “Arsyeja e parë është se BE-ja sheh dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë si të vetmin instrument për ta mbajtë stabilitetin në rajon. BE-ja nuk ka instrument tjetër apo plan B nëse dialogu dështon. Kështu që vetëm ekzistenca e dialogut në vete është instrument i vetëm dhe krimi i organizuar është lënë anash”, tha Kursani. Kursani, gjithashtu, tha se edhe 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën kanë ndikuar në punën e EULEX-it dhe gjendjes në veri të vendit: “Pesëshja e BE-së ka ndikuar sidomos që veriu i Kosovës të jetë në gjendje siç është”. Sipas Shpend Kursanit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në një shoqëri të gjallë dhe akoma të lidhur në shume nivele ofron pak shpresa se kërcenimet e tilla mund të trajtohen nga jashtë, andaj mandati i EULEX-it duhet gradualisht të transferohet për t’u zbatuar nga vendorët. |
| Hungaria dhe NATO, negociata për hapësirën ajrore të Kosovës(0) Këshilli i NATO-s, Qeveria e Kosovës dhe ajo hungareze do të fillojnë në tetor negociatat për kushtet e menaxhimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës. Zyrtarët e Aviacionit Civil i kanë thënë Radio Kosovës se kjo do t’i sjell benefite Kosovës. Këshilli i NATO-s, Qeveria e Kosovës dhe ajo hungareze do të fillojnë në tetor negociatat për kushtet e menaxhimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës. Zyrtarët e Aviacionit Civil të vendit i kanë thënë Radio Kosovës se hapja e kësaj hapësire do t’i sjell benefite Kosovës. Megjithatë, ata nuk kanë qartësuar se sa do të jetë përqindja e Kosovës në ndarjen e fitimit me “Hungarocontrol”. Para se të përcaktohet hisja e fitimit dhe koha se sa Hungaria do ta menaxhoj hapësirën e sipërme ajrore të Kosovës, autoritetet kosovare po synojnë që menaxherit t’i shesin disa shërbime. Dritan Gjonbalaj, shef i Agjencisë së Aviacionit Civil të Kosovës ka thënë se nëse Kosova ofron më shumë shërbime e rrit koston e përfitimit. “Ne po përpiqemi të rrisim listën e shërbimeve që Kosova ofron në këtë ndërmarrje të përbashkët me Hungarinë. Ne ofrojmë shumë shërbime, përshembull, ne ja shesim fotografinë e radarit, ja shesim velejt, antenat, shërbimin për bartjen e zërit, shërbimet meteorologjike, shërbimet për bartjen e informatave aeronautike, krejt këto do të diskutohen”, ka thënë Gjonbalaj për Radio Kosovën. Sipas autoriteteve të aviacionit civil në Kosovë shërbimi i navigacionit ajror të Hungarisë “ Hungarocontrol” nuk do të ketë benefite të mëdha nga menaxhimi i mbikalimeve komerciale të Kosovës . I gjithë përfitimi, sipas tyre, do të jetë në planin politik e strategjik. “ Nuk do lejohet që asnjë lek profit ta ketë Hungaria. Paret që do t’i merr “Hungarocontrol” do t’i merr për pagat e kontrollorëve ajror, trajnimin tyre për specifikat e hapësirës ajrore të Kosovës , ofrimin shërbimit të kontrollit me radarë e gjëra të kësaj natyre. Por, profit mbi mbulimin e shpenzimeve nuk do të ketë”, ka thënë Gjonbalaj. Në fakt, oferta fillestare hungareze ka qenë që Kosovës t’i jepen 40 përqind nga fitimet e qarkullimeve komerciale. Kjo përqindje mund të rritet nëse “ Hungarocontrol”, pranon ofertën kosovare për shitjen e disa shërrbimeve. Vija e vjetër ajrore, pa llogaritur hyrje daljet nga Serbia përfshin afërsisht 500 fluturime në ditë dhe llogaritet t’i shtoj benefitet e Kosovës 6-7 milionë euro në vit. Kronikën mund ta ndiqni në “Info Plus” në orën 16:00 në Radio Kosovë (Serbeze Haxhiaj) |
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |