
“Sot është 20 shkurti, dita që përmbysem diktaturën hoxhiste! Të dashur miq! Më 20 shkurt 1991, të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës, të udhëhequr nga PD në një akt guximi të jashtëzakonshëm, përmbysën në Tiranë me lëvizjen më të fuqishme, më masive e popullore, bustin e tiranit më mizor, Hitlerit të pasluftës së Dytë Botërore, Enver Hoxhës”, shkruan Berisha.
Sipas kryeministrit, studentët me grevën e tyre të urisë, të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës, 22 vjet më parë, nuk përmbysën vetëm shtatoren e diktatorit por dhe bronxet e gjalla të bllokmenëve hoxhistë dhe diktaturën e tyre.
“Sot, pas 22 vitesh, ne nderojmë këtë ditë si anëtare të NATO-s, si qytetarë që lëvizim të lirë në mbarë Europën. Por sot, pas 22 vitesh, neobllokmenët me në krye Edi Ramën ngritën me votën e tyre murin e Bllokimit. Më 23 qershor ne do ta shembim atë”, shkruan Berisha.




0 Komente
Shtoni komentin tuaj