
Lideri I Aleancës Kuq e Zi pasi ka mandatuar sekretarët politik në këtë
qytet, mbajti fjalimin e tij në qëndër të të cilit ishtë rrënimi ekonomik I
jetës së shqiptarëve. “Kjo qeveri ka një synim parësor në të gjitha
politikat e saj, rrënimin ekonomik të shqiptarëve duke I gllabëruar cdo
pronë publike dhe pasuri kombëtare. Ministrat e kësaj qeverie të kryesuar
nga shtetasi Sali Berisha kanë grabitur pasurinë e shqiptarëve dhe
Shqipërinë e kanë kthyer në pronë të tyre sikur ta kishin trashëgimi të
baballarëve. Kjo duhet të marrë fund dhe Aleanca Kuq e Zi zotohet se do të
konfiskojë cdo pasuri të përfituar në forma anti-ligjore dhe do tja kthejë
ato shqiptarëve që janë pronarët e vërtetë” deklaroi Spahiu.
Më tej Spahiu u shpreh se të ardhurat e pensionistëve shqiptarë nuk
krahasohen jo me shtetet fqinje por as me pagesat e të burgosurve në vendet
e BE,si dhe garantoi rimekembjen e mireqenies e shqiptareve përmes
politikave ekonomiko-nacionaliste.
Kreshnik Spahiu ka ftuar mbarë të pranishmit në qytetin e Patosit të
bashkohen me kuqezinjtë për të rrëzuar shtetasin Berisha përpara zgjedhjeve
të 23 Qershorit përmes “pranverës shqiptare” pasi me Sali Berishën në
pushtet nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe demokratike, tha Spahiu.
Duke u ndalur tek kufizimi I mandateve si pikë e rëndësishme e programit të
kuqezinjve Kreshnik Spahiu ka deklaruar se me ardhjen në pushtet të
kuqezinjve nuk do të ketë zyrtar që pasi plotëson dy mandate në funksionin
publik të vijojë të jetë Kryeministër, President, Kryetar Parlamenti,
Bashkie, Komune apo edhe Partie. “Une do të jem I pari që pas dy mandateve
si kryetar I Aleancës Kuq e Zi do të largohem nga kjo detyre për ti hapur
rrugën vizionit të ri dhe shëmbur përfundimisht monopolin e karrikeve nga
zyrtarë që po vdesin duke ushtruar detyrat prej 23 vitesh” tha Spahiu.
Në përfundim të aktivitetit politik Kreshnik Spahiu ka shpërndarë qindra
karta të anëtarësisë së AK për mbështetësit të Aleancës Kuq e Zi.




0 Komente
Shtoni komentin tuaj