Kreshnik Spahiu: Sali Berisha, një plak i çmendur që po qeveris ende shqiptarët

Kreshnik Spahiu konference 2 300x234 Kreshnik Spahiu: Sali Berisha, një plak i çmendur që po qeveris ende shqiptarët

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka përdorur epitete sot në adresë të kryeministrit Sali Berisha.
Gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Aleancës Kuqezi, kryetari i saj Kreshnik Spahiu deklaroi se në Shqipëri po rrënohet pluralizmi, pasi asnjë parti nuk e ka të limituar postin e kreut.

“E vetmja mënyrë për të mbrojtur pluralizmin është kufizimi i mandateve politike”, tha Spahiu, i cili theksoi se në të gjithë botën liderët ndërrohen, kurse në Shqipëri, qytetarët qëndrojnë ende me Kryeministrin Berisha, që për Spahiun është “një plak i cmendur”.

Spahiu njoftoi se do të hapet propaganda zgjedhore për të përgatitur njerëzit për atë që ai e quajti ‘pranverën shqiptare’ që do te këtë dy misione: largimin e Berishës nga pushteti dhe vendosjen e standardeve të reja në shoqëri.
“Ne do t’u kthejmë dinjitetin demokratëve dhe socialistëve”, tha Spahiu.

1 koment

#1AGIM ANASTASIJanuary 11, 2013, 3:28 pm

Zoti,Kreshnik gabohesh Kur flet me kete gjuhe. Ti nuk ke te drejte te ofendos Kryeministrin me kete fjalor. Nuk arin qe ti kerkon te futesh ne qorsokak vendin me nacionalizmin tend primitiv ,por dhe ofendon,si do qe te jete Ai. Ne demokraci ti duhet te pergjighesh per keto fjale qe leshon,per kete tijei qarte se je vete Jurist .Ben mire te terheqesh theniet e te kerkosh pardon dhe sa per nacionalizmin,mendoj se Ballkani nuk do me Sesel apo Slobodan .Ketu ne Gjermani ku une jetoi, ka jo pak njerez qe shfyjne per z.Merkel,por asnje s’ mundet ta ofendoi.

Shtoni komentin tuaj

Emri:
E-maili:
Faqe Interneti
Koment:

Artikuj të tjerëshkoni në faqen kryesore

Berisha në Fier: Paga minimale 350 dollarë, pensionet jo nën 150

Berisha në Fier: Paga minimale 350 dollarë, pensionet jo nën 150(0)

Gjashtë ditë nga dita e zgjedhjeve, kryeministri Sali Berisha ka bërë nga Fieri një premtim për pensionet dhe pagat minimale. Partia Demokratike ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën elektorale në qarkun Fierit. Kryeministri Berisha në fjalën e tij është treguar konciz në shpalosjen e platformës së partisë dhe koalicionit që drejton, duke e vënë theksin

Aleati i Berishës miting në Tiranë: Erdogan jemi me ty! Je lideri ynë i madh!

Aleati i Berishës miting në Tiranë: Erdogan jemi me ty! Je lideri ynë i madh!(2)

Në një kohë kur kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan po kërcënon qytetarët e tij se do tu vërsulë ushtrinë për të shtypur protestat, një parti në koalicion me Kryeministrin Sali Berisha ndërmerr një aksion në mbështetje të qeverisë turke. Në gjithë Tiranën janë shpërndarë fletë palosje në të cilët thuhet se Partia Lëvizja për Shqipërinë

Rumsfeld surprizon: Edhe Presidentët e SHBA-ve nuk kanë njerëz në mitingje më shumë se Berisha

Rumsfeld surprizon: Edhe Presidentët e SHBA-ve nuk kanë njerëz në mitingje më shumë se Berisha(5)

Kryeministri Berisha priti sot në një takim ish sekretarin e mbrojtjes së SHBA-ve, Donald Rumsfeld.Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin ti shprehë edhe njëherë mikut amerikan mirënjohjen e tij më të thellë dhe të qeverisë shqiptare për të gjithë mbështetjen që ai personalisht, qeveria e SHBA-ve, populli i madh, mik amerikan i

FRD, Topi: Keni një mijë arsye për të qenë kundër pushtetit të sotëm

FRD, Topi: Keni një mijë arsye për të qenë kundër pushtetit të sotëm(0)

Kryetari i Partisë Fryma e re Demokratike deklaroi se kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike i bëjnë mitingjet duke i shantazhuar njerëzit. Bamir Topi tha se deri diku mund të konsiderohet logjike që njerëz që nuk kanë gjendje të mirë ekonomike të pajtohen me presionin që të mos humbasin vendin e punës. “Jam sot në krye

Qesarakë, Majko: Këto zgjedhje të rëndësishme si ato të  vitit ‘92

Qesarakë, Majko: Këto zgjedhje të rëndësishme si ato të vitit ‘92(0)

Pandeli Majko, kryesuesi i listës për qarkun e Tiranës së bashku me kandidatin socialist Xhemal Qefalia kanë qenë në Këndin e Fjalës të zhvilluar me banorë të Komunës Qesarakë. Një apel ka pasur Pandeli Majko për të gjithë banorët e fshatrave, ku pala tjetër është duke shfrytëzuar varfërinë për të blerë votën e njerëzve, që

lexo më shumë

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet