Maqedoni, një djalë, fëmija i parë i lindur në vitin 2013

femijaparemaqedoni Maqedoni, një djalë, fëmija i parë i lindur në vitin 2013

Foshnja e parë mashkull e vitit 2013 ishte befasi pothuajse për të gjithë për shkakun se ishte fëmija i tetë për familjen Smilevski nga Shkupi. Ai është fëmija i gjashtë mashkull në familje ndërkohë që shoqërohet edhe nga dy motrat e tij.
Nëna Jasmina Smilevska shprehet e gëzuar për ardhjen në jetë të fëmijës së tetë duke zbuluar se emri i tij do të jetë Filip.
“Shumë mirë kalova në lindje, filluan të numërojnë dhe kështu saktë në orën 12 lindi foshnja dhe magjia është dashuria ndaj fëmijëve”, u shpreh Jasmina Smilevska, nëna e foshnjës.

“Gjatë natës së vitit të ri përveç foshnjës së parë e lindur nga Jasmina Smilevska, kanë lindur edhe gjashtë foshnja të tjera në mënyrë spontane dhe një me lindje cezarian. Dua t’ju uroj një vit të begatshëm dhe të lumtur”, deklaroi Marija Haxhi Lega, drejtoresh e Gjinekologjisë

“Vërtet jemi shumë të kënaqur që këtë vit foshnja e parë është i teti për një familje në Shkup. Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë për foshnjën të gjitha gjërat e nevojshme për një fëmijë, pampersa, facoleta, ushqim në qumësht nëse është nevoja, shampo dhe shumë të tjera, vetëm për vitin 2013”, tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë

“Bëhet fjalë për një rast të veçantë pikërisht kur Maqedonia bën përpjekje për rritjen e natalitetit. Ne vendosëm si ministri t’i ofrojmë mbështetje, tre fëmijëve t’ju mundësojmë të shkojnë në kopsht pa pagesë dhe do të marrin një ndihmë të njëhershme prej 60 mijë denarë”, u shpreh Spiro Ristovski, ministër i punës dhe politikës sociale.

“Qyteti i Shkupi tradicionalisht çdo vit, foshnjës së parë i ndanë shpërblim në të holla prej 20 mijë denarësh. E kemi kënaqësi dhe gëzim që këtë vit fëmija i parë i lindur është edhe fëmija i tetë në familje, tha Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.

Fëmija i pare i këtij viti në Maqedoni, peshonte 4 kg e 300 gram, dhe i gjatë 54 centimetra. Ai jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve lokal dhe ministrave, por edhe të vetë kryeministrit Nikolla Gruevski. Melihate Rustemi , alsat-m

0 Komente

Shtoni komentin tuaj

Emri:
E-maili:
Faqe Interneti
Koment:

Artikuj të tjerëshkoni në faqen kryesore

Kjo është modelja që refuzoi Leonardo Di Caprion

Kjo është modelja që refuzoi Leonardo Di Caprion(0)

Leonardo Di Caprio ka pasur shumë sukses me supermodelet deri tani, por Cara Delevigne, ndryshe nga koleget, nuk është tërhequr aspak nga aktori i famshëm. Një burim tha për ‘The Sun’: “Zakonisht Leo vetëm sa i sheh femrat dhe ato i vijnë vetë, por Cara nuk donte t’ia dinte fare edhe pse ai e gjuajti

“Friends-i që fshiva në Facebook, hapi profil erotik me emrin e fotot e mia”

“Friends-i që fshiva në Facebook, hapi profil erotik me emrin e fotot e mia”(0)

TIRANE – Lajmifundit – Histori e pazakontë dhe e pabesueshme në Tiranë mes një vajze dhe një djali që janë njohur në Facebook. Djali ka kopjuar fotot e vajzës dhe ka hapur një profil me emrin e saj, pasi ajo i bëri “remove”. Historia nuk mbaron këtu, pasi djali, në profilin me emrin e vajzës,

Konflikt mes dy familjeve shqiptare në Britani, vritet 31 vjeçari në Brighton

Konflikt mes dy familjeve shqiptare në Britani, vritet 31 vjeçari në Brighton(0)

Një person u qëllua me armë në rrugë në Hove pas konfliktit mes dy familjeve shqiptare. 31 vjeçari Xhem Krasniqi u qëllua në bark në Church Road siç njofton rrjetin televiziv BBC. Vëllai i Krasniqit dhe nipi i tij u qëlluan gjithashtu por u shpëtuan plumbave. Policia e Sussex thotë se tanimë i di emrat

Arratiset shqiptari nga paraburgimi i Shën Dhimitrit në Greqi

Arratiset shqiptari nga paraburgimi i Shën Dhimitrit në Greqi(0)

Sërish tronditje në burgjet greke. Një tjetër shtetas shqiptar është arratisur nga ambientet e paraburgimit në Shën Dhimitri ndërsa zyrtarisht ende nuk është bërë i ditur emri i shqiptarit. Ai ndodhej në izolim nën akuzën e kryerjes së një sërë grabitjesh ndërsa tanimë policia ka nisur kërkimet intensive për kapjen e tij. Arratisja më spektakolare

Vjedhja me dhunë tek shkolla “Ismail Qemali”, zbulohen dhe arrestohen autorët

Vjedhja me dhunë tek shkolla “Ismail Qemali”, zbulohen dhe arrestohen autorët(1)

Blute e kryeqytetit bene te mundur zbulimin e autoreve dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes te dates 21.01.2013 te “vjedhjes me dhune “ kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 139 e 25 ndaj shtetasit DH. P.,  ndodhur ne vendin e quajtur “Tuneli” ne afersi te shkolles “ Ismail Qemali” Tirane. Autore te kesaj ngjarje dyshohet se

lexo më shumë

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet