Bregu: Heqja e imunitetit, detyrim i mbetur ndaj BE, referendum nëse opozita s`voton

majlinda bregu minister e integrimit1 300x204 Bregu: Heqja e imunitetit, detyrim i mbetur ndaj BE, referendum nëse opozita s`voton

Ministrja e integrimit Majlinda Bregu deklaroi në Bruksel se heqja e imunitetit është pjesa e mbetur të detyrimeve për të marrë statusin e vendit kandidat. Gjatë një deklarate për mediat pas takimit në “European Policy Center” (EPC), Bregu kërkoi nga opozita shqiptare që të votojë heqjen e imunitetit në mënyrë që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive në nëntor.
“Dua të them që ky është titulli i pjesës së mbetur të detyrimeve deri në fundshtator. Kjo nuk do të thotë se masat që ne i prezantuam sot para Komisionit dhe që janë vlerësuar në luftën kundër korrupsionit, nuk merren parasysh. Por gjithësesi, është e rëndësishme shprehja e një vullneti madhor nga politikanët në një çështje për të cilën janë të gjithë dakord, për të cilën nuk ka arsye për të kundërshtuar. E rëndësishme për ne sot është të kemi një vendim pozitiv në tetor. Jo një vendim pozitiv i cili është i rëndësishëm për qeverinë, as për mazhorancën sot, por një vendim pozitiv për Shqipërinë. Nëse ende Shqipëria është interesi madhor i të gjithëve, edhe i atyre politikanëve që sot janë në opozitë, ka mundësi të mos kërkojnë shtesë apo detyrime të cilat nuk kanë qenë pjesë e paketës së nëntorit, por të votojnë ate që kanë premtuar, heqjen e imunitetit” tha Bregu.
Ajo theksoi se referendumi mund të jetë zgjidhje në pamundësi për konsensus sa i takon çështjes së heqjes së imunitetit.
“E kemi diskutuar në takim me vendet anëtare: çështja është se cilat nga kjo masë kritike e prioriteteve duhet të plotësonim, pra nëse ka kohë deri në fund të shtatorit apo deri në mes të shtatorit kur Komisioni do të mblidhet për të dhënë vendimin pastaj në tetor, apo është shumë vonë. E rëndësishme është që ka mundësi për të bërë një ndryshim. Ne i kemi qëndruar një propozimi, i cili për mua është propozimi madhor i referendumit në pamundësi të një konsensusi. Këtë kam thënë në takim edhe sot, në pamundësi të një konsensusi mes atij kampioni që përfaqëson popullatën dhe që janë politikanët, nuk mund të ketë dhe nuk ka asnjë vendim më të mirë se ai i popullatës në tërësi”, ka thënë ministrja Bregu.

0 Komente

Shtoni komentin tuaj

Emri:
E-maili:
Faqe Interneti
Koment:

Artikuj të tjerëshkoni në faqen kryesore

Halimi: Opozita të ndalojë sulmet, gjyqësori jashtë kredove poltike

Halimi: Opozita të ndalojë sulmet, gjyqësori jashtë kredove poltike(0)

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kërkoi që sulmet ndaj gjyqësorit të marrin fund. Ai pranon se sistemi gjyqësor ka ende probleme, por është i pavaruar nga qeveria. “Sulmet ndaj gjyqësorit nuk mund të përdoren për kredite polike.Kjo ishte deklarata e Ministrit gjatë nënshkrimit të një memorandumi për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të GJEDNJ”, theksoi

Fushë Krujë, Rama: Berisha ka rënë, askush s`e mban dot më majë fikut

Fushë Krujë, Rama: Berisha ka rënë, askush s`e mban dot më majë fikut(0)

Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Fushë Krujë.  PS ka prezantuar 2 kandidatët në këtë rreth, Namik Doklen dhe Artur Bushin. Në fjalën e tij kreu I PS, Edi Rama revokoi një batutë të lindur nga hapja e fushatës në Tiranë ku me dajre, këndoi këngën “Ra Sala prej fiku”. Mitingu u mbyll

Meta pret delegacionin e OSBE: Të rikthehet legjitimiteti i KQZ

Meta pret delegacionin e OSBE: Të rikthehet legjitimiteti i KQZ(0)

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka pritur sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i përbërë nga z. Roberto Battelli, Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, i caktuar nga Kryetari i Radhës së OSBE-së, si Koordinator Special i misionit te vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, si dhe

Shkodër, Topalli: Kush mbështet PD-në, ia shpërblejmë besimin

Shkodër, Topalli: Kush mbështet PD-në, ia shpërblejmë besimin(0)

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, zhvilloi një takim me banorët e Bajzës në qarkun e Shkodrës. Pas takimit, Topalli deklaroi se “ata (banorët) gjithmonë mbështesin në rritje Partinë Demokratike, në të gjitha zgjedhjet dhe ne ua kemi shpërblyer besimin”. “Më bën të ndihem mirë kur kaloj në rrugën e jashtëzakonshme deri në Hanin e Hotit. Është një

Rama: Rrugës së autobusit mavi, fryn era e fitores në zgjedhje

Rama: Rrugës së autobusit mavi, fryn era e fitores në zgjedhje(0)

Kreu i PS, Edi Rama ironizoi batutat e kryeministrit për autobusin mavi me të cilin të majtët po bëjnë fushatë. Në rrjetin social “Tvvitter”, Rama shkruan pas një takimi në ish-Kënetën e Durrësit se po fryn era e fitores. “Pas një Këndi të Fjalës me shumë interes në ish-Kënetën e Durrësit, rrugës për në Fushë-Krujë

lexo më shumë

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet