
Bëhet fjalë për rikonstruksionin e viles numër katër në Tiranë, e cila do të shërbejë si residencë për Presidentin e Republikës Bujar Nishani.
Nё mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, t’i shtohet fondi prej 51 638 144 (pesëdhjetë e një milionë e gjashtëqind e tridhjetë e tetë mijë e njëqind e dyzet e katër) lekësh, për rikonstruksionin e plotë të Vilës nr.4, në Tiranë.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.




2 Komente
#1DETARI@August 16, 2012, 9:28 pm
Keto 500 000 lek nuk jane per te riparuar ambjentet e ~nishanit~ por jane bakshishi i pare nga krimineli berisha duke i hapur nji dosje te re ,nishanit ,per tia kujtuar kur ai te kete ndermend qe te mos bej ate i do ti kerkoj krimineli i popullit shqiptar !
#2janiAugust 19, 2012, 10:14 pm
Spital do te ndertojne,apo shtepi me gjithe ato para?
Shtoni komentin tuaj