Studimi, ventilatorët shtojnë vapën në temperatura mbi 35 gradë

ventilator 300x298 Studimi, ventilatorët shtojnë vapën në temperatura mbi 35 gradë

Ventilatorët elektrikë gjejnë përdorim të gjerë veçanërisht në kohë vere. Këto pajisje, portative ose të fiksuara në tavan,shihen si të efektshme nga të moshuar që mundohen nga vapa, apo njerëz që nuk e durojnë atë, djersiten, por nuk kanë kushte ose s’janë në gjendje të përballojnë koston e ajrit të kondicionuar.
Një studim i ri tregon se ventilatorët jo vetëm që nuk ndihmojnë shumë gjatë valës së të nxehtit – ato ndoshta bëjnë efektin e kundërt duke shkaktuar pasoja shëndetësore.

Studimi tregon se ventilatori mund të ndihmojë nëse temperatura është nën 95 gradë Fahrenheit = 35 gradë Celsius, dhe vetëm nëse ajri i ventiluar nuk i bie personit drejtpërdrejt. Nëse temperatura është mbi 35 gradë Celsius, të gjitha gjasat janë se ventilatori mund të rrisë nxehtësinë dhe djersitjen, gjë që mund të çojë në dehidratim e probleme të shumta shëndetësore që vijnë me të.
Por shqyrtimi mbi efektshmërinë e ventilatorëve gjithashtu thotë se nuk ekzistojnë mjaft studime të besueshme për të treguar përfitimet dhe dëmet nga ventilatorët elektrikë.
Pra, në kohë vape, këshilla më e sigurt është; në vend të përdorimit të një ventilatori, pini më shumë ujë dhe synoni për mjedise të freskëta, thuhet në studimin e kryer nga qendra kërkimore Cochrane. Astrit Lulushi, ZA

0 Komente

Shtoni komentin tuaj

Emri:
E-maili:
Faqe Interneti
Koment:

Artikuj të tjerëshkoni në faqen kryesore

Horoskopi ditor, parashikimi i 12 shenjave, datë 16 mars 2013

Horoskopi ditor, parashikimi i 12 shenjave, datë 16 mars 2013(0)

Dashi: Mund të jeni veçanërisht të ndjeshëm sot si dhe mund të ndjeheni pak të prekshëm. Natyra juaj romantike është veçanërisht e theksuar, kështu që trajtojeni veten me një mbrëmje të vecantë, duke përfshirë një vakt të mirë me një person që doni. Marrëdhëniet me gratë do të shkojnë pa probleme tani. Ju mund të

Horoskopi ditor, parashikimi i 12 shenjave, datë 15 mars 2013

Horoskopi ditor, parashikimi i 12 shenjave, datë 15 mars 2013(0)

Dashi Duhet të përfitoni nga ndikimi pozitiv i Merkurit për të përmirësuar marrëdhënien ne çift. Tregohuni sa me te sinqerte me partnerin. Beqaret rekomandohet se do bënin mire te tregoheshin me te kujdesshëm me personat qe do joshnin. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë nga ata qe do kërkojnë vetëm te tallen me ta. Ne

Horoskopi ditor, parashikimi i shenjave për datën 14 mars 2013

Horoskopi ditor, parashikimi i shenjave për datën 14 mars 2013(0)

Dashi Jeta ne cift do të shkojë mirë, falë pozicionit të Hënës. Në të ardhmen e afërt keni në plane projekte afatgjata kurse marrëdhënia me partnerin do përforcohet edhe më shumë. Për beqaret ka undësi që të gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe me siguri që do te ndihen mire. Ka disa paqartësi në ne

Horoskopi ditor, parashikimi i 12 shenjave, datë 13 mars 2013

Horoskopi ditor, parashikimi i 12 shenjave, datë 13 mars 2013(0)

Dashi: Ju mund të ndjeheni sidomos sexy dhe plot pasion, por konflikte të vogla mes jush dhe dikujt të veçantë në jetën tuaj mund të vënë distancë mes jush. Ju mund ta shmangni këtë duke qenë të durueshëm dhe duke komunikuar. Ju mund të josheni për të shpenzuar tepër, ndoshta në artikujt që ju nuk

Horoskopi ditor, parashikimi i 12 shenjave, datë 12 mars 2013

Horoskopi ditor, parashikimi i 12 shenjave, datë 12 mars 2013(0)

Dashi: Ju mund të dëgjoni disa thashetheme të cuditshme sot. Dikush e ka keqkuptuar një pjesë të informatave dhe e ka kuptuar atë në diçka shumë më të ndryshme nga realiteti. Ju duhet ta kontrolloni këtë për veten tuaj para se të dilni në përfundime. Mos kini frikë të kaloni mbi atë që keni mësuar.

lexo më shumë

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet