Lazarat, ndalohen 12 persona, furnizonin me ujë parcelat e bimës narkotike

kanabisi lazarat1 300x206 Lazarat,  ndalohen 12 persona, furnizonin me ujë parcelat e bimës narkotike

Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër, e mbështetur nga FNSH dhe Delta Force, kanë ndaluar 12 persona gjatë patrullimeve të fundit në Lazarat.
Mësohet se policia patrulluar me qëllim bllokimin e automjeteve që transporton ujë, pleh organik apo baltë për në këtë fshat me qëllim kultivimin e kanabisit, si dhe për bllokimin e fuqisë punëtore që tenton të hyjë në Lazarat për këtë qëllim.
Policia ka thënë se në vendin e quajtur Pularia, në hyrje të fshatit Lazarat, forcat e rendit kanë nxjerrë jashtë funksionit katër depozita të mëdha, që shërbenin për grumbullimin e ujit nga puset dhe më pas për të mbushur botet me ujë, si dhe ka nxjerrë jashtë përdorimit katër bote pa asnjë dokumentacion, ku gjatë operacionit drejtuesit e automjeteve braktisën botet dhe u larguan me shpejtësi në brendësi të fshatit.
Specialistët për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë thënë se drejtuesit e boteve i përdornin këto automjete pa asnjë dokumentacion dhe asnjë kusht teknik, vetëm për transport uji, duke ua shitur me lekë disa banorëve me qëllim kultivimin e kanabisit.

0 Komente

Shtoni komentin tuaj

Emri:
E-maili:
Faqe Interneti
Koment:

Artikuj të tjerëshkoni në faqen kryesore

Editoriali i Ramës: Drejtoresha i kishte vënë gjoksin fushatës së Partisë Demokratike

Editoriali i Ramës: Drejtoresha i kishte vënë gjoksin fushatës së Partisë Demokratike(0)

Nga Edi Rama Sot drejtoresha e “Ismail Qemalit” i kishte vënë gjoksin fushatës së Partisë Demokratike në ballin e “Panoramës”. I bënte jehonë kryeministrit që tha në miting se kryetari i opozitës paskej kërcënuar një drejtoreshë shkolle. Në fakt mjafton të lexosh dy mesazhet që i kam çuar drejtoreshës e që ajo i kishte bërë

Ilir Meta: Të  vrapojmë më shpejt drejt 23 qershorit, ta kthejmë  në festë të demokracisë

Ilir Meta: Të vrapojmë më shpejt drejt 23 qershorit, ta kthejmë në festë të demokracisë(0)

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar në  Njësinë nr. 10  në Tiranë kandidaten për deputete, Kejdi Mehmetaj, në një takim mjaft entuziast, ku ishte të pranishëm edhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve kandidatja për deputete, Kejdi Mehmetaj, u shpreh se do të rinjtë  e Njësisë nr. 10 do të votojnë LSI-së më 23 qershor

Prezë, digjet për herë të dytë brenda tri ditësh, banesa e kreut të PS

Prezë, digjet për herë të dytë brenda tri ditësh, banesa e kreut të PS(0)

Lajmifundit – Digjet për herë të dytë brenda pak ditëve banesa e kryetarit të PS në Prezë, Lavdim Kajmaku. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.10 të mëngjesit të sotëm. Sipas njoftimeve nga vendi i ngjarjes, ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit kur pasi janë dëgjuar disa të shtëna, janë parë flakët që kanë djegur

Kosovë, gjykata: “Arrest shtëpie” për shtatë ish-komandantët e UCK

Kosovë, gjykata: “Arrest shtëpie” për shtatë ish-komandantët e UCK(0)

(ora 1:45) – Lajme – 30 ditë arrest shtëpiak për të gjithë. Ky është vendimi i Trupit Gjykues ndaj ish-komandantëve të ndaluar të zonës së Drenicës, i cili është marrë para pak minutash. Disa qindra qytetarë kanë qëndruar prej orës 15:00 kur, ish-komandantët e UÇK-së janë paraqitur në gjykatë, për të pritur vendimin e Trupit

Tiranë, banka denoncon në polici: Drejtori ynë është zhdukur, mori 70 milionë lekë

Tiranë, banka denoncon në polici: Drejtori ynë është zhdukur, mori 70 milionë lekë(0)

Drejtori i një filiali banke në Tiranë është zhdukur pasi ka marrë 7 milionë lekë të reja. Policia ka thënë se denoncimi është bërë nga vetë banka “Raiffesien” dhe policia ka nisur menjëherë hetimet për gjetjen e personit të zhdukur dhe për të zbuluar motivet e grabitje. Sipas të dhënave të para dyshohet se drejtori

lexo më shumë

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet