
“Qëllimi ynë është të fitojmë gjithcka: Superkupën e Spanjës, La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Championsin. Pa dyshim që fitorja e Championsit të 10-të nga Reali do të ishte dicka e vecantë. Sezonin e kaluar ishim shumë pranë finales, ndërsa këtë radhë duam ta fitojmë.”, ka pohuar portieri i Spanjës.
Në lidhje me Barcelonën, Casillas tha se: “E respektoj Barcelonën dhe cfarë ka bërë Guardiola, por më intereson Reali i Madridit me të cilin dëshiroj të fitoj sa më shumë kampionate”.
Sa i përket Topit të Artë, Casillas u shpreh “se atë duhet ta fitojë futbollisti që e meriton. Më konsiderojnë edhe mua favorit, por unë nuk jam i fiksuar pas këtij cmimi. Është e qartë që portierët nuk vlerësohen me këto cmime, megjithatë unë mendoj se edhe ne kemi të drejtë për ta fituar Topin e Artë. Përderisa këtë cmim e ka marrë Lev Jashin, pse të mos i jepet edhe një portieri tjetër..?




0 Komente
Shtoni komentin tuaj