Plani i ri urbanistik, Basha: Unaza e re, tramvaj e parkingje për Tiranën

basha bashki Plani i ri urbanistik, Basha: Unaza e re, tramvaj e parkingje për Tiranën

Tirane – Lajmifundit – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi sot se plani i ri urbanistik i kryeqytetit do të zgjidhë çështjen e unazës së Madhe, parkingjeve dhe tramvajit për Tiranën.
Deklarata u bë në një takim që Lulzim Basha zhvilloi me akademikë dhe ekspertë të njohur të fushës së arkitekturës ,ku është debatuar për planin e ri urbanistik të kryeqytetit.
Basha ka theksuar se plani i ri urbanistik është një sfidë e vështirë por jo e pamundur. Duke e cilësuar planin rregullues si një domosdoshmëri për kryeqytetin, Basha ka theksuar gjithashtu se është me rëndësi të zgjidhet edhe konflikti artificial mes qytetit dhe qytetarëve.
“Ka ardhur koha që Tirana të ketë ambicien e plotë të zhvillimit të infrastrukturës, siç janë Unaza e Madhe, tramvaji dhe parkingjet nëntokësore të cilat do të mëshirojnë ambiciet bashkohore të qytetit tonë” ka theksuar Basha.
Sipas kryebashkiakut, plani i ri është i domosdoshëm për vetë faktin edhe të rritjes së popullsisë së kryeqytetit që sipas tij ka pasur edhe efektet negative si në infrastrukturë ashtu edhe në trafik dhe në mjedis.
Basha kerkoi bashkëpunimin jo vetëm të ekpertëve dhe botës akademike por edhe të qytetarëve në mënyrë që gjatë muajit maji të ketë një produkt të gatshëm për zhvillimin urban të qytetit.

1 koment

#1alesjaSeptember 8, 2011, 7:12 pm

ahhahahahahah doli ky dor thyeri se ca dreqin thot

Shtoni komentin tuaj

Emri:
E-maili:
Faqe Interneti
Koment:

Artikuj të tjerëshkoni në faqen kryesore

Berisha në Gjirokastër: Gati ti votojmë që nesër 3 ligjet! Rama pranoi pas presionit të BE

Berisha në Gjirokastër: Gati ti votojmë që nesër 3 ligjet! Rama pranoi pas presionit të BE(0)

Kryeministri Sali Berisha ju përgjigj ish aleatit të tij Ilir Meta për çështjen e ligjeve që kërkojnë shumicën e cilësuar të votave. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në qytetin e Gjirokastrës, Berisha deklaroi se mazhoranca parlamentare është e gatshme të votojë që nesër tre ligjet dhe hyrjen e tyre në fuqi në shtator, duke i

Rama: Kryeministrin e vendos kushtetuta dhe populli, LSI deklarata euforike!

Rama: Kryeministrin e vendos kushtetuta dhe populli, LSI deklarata euforike!(0)

Artikulimet e LSI për kryeministrin e ardhshëm, nuk kanë kaluar pa vëmendje dhe reagim nga kreu i PS, Edi Rama. Ai ka thënë sot se Kryeministri zgjidhet sipas Kushtetutës dhe vullnetit të popullit. Kjo ka qenë përgjigjja e kreut të PS-së, Edi Rama për deklaratën e ardhur nga deputeti i LSI-së, Nasip Naço, për kreun

Nazime Visha apelon dënimin me 15 vjet burg për vrasjen e të dashurit: Jam e pafajshme

Nazime Visha apelon dënimin me 15 vjet burg për vrasjen e të dashurit: Jam e pafajshme(0)

Avokatja e Nazime Vishës dorëzoi sot në gjykatën e apelit ankimin për vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë e cila dënoi 18-vjecaren me 15 vjet burg për akuzën e vrasjes ndaj të dashurit të saj, Fiqiri Muca, baba i pesë fëmijëve të lindur me një grua tjetër me qëndrim në Durrës. Avokatja e Nazime

Meta: Unë Kryeministër? Me rëndësi është që nuk do të jetë Berisha në atë karrige

Meta: Unë Kryeministër? Me rëndësi është që nuk do të jetë Berisha në atë karrige(3)

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka komentuar deklarimin e Nasip Naços për çështjen e kryeministrit të ardhshëm.“Pa asnjë diskutim që objektivi kryesor i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i imi si kryetar i saj është fitorja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në 23 Qershor dhe njëkohësisht arritja e një rezultati historik dhe

Berisha në Gjirokastër: Meta iku se donte karrigen time! Nuk do ta marrë dot kurrë

Berisha në Gjirokastër: Meta iku se donte karrigen time! Nuk do ta marrë dot kurrë(0)

Kryeministri Sali Berisha ishte në Qarkun e Gjirokastrës në komunat minoritare ku ironizoi opozitën. Në vlerësimin e tij ajo që e quan veten opozitë vetëm e tillë nuk mund të jetë. “Zoti Rama ka qenë 11 vjet personi i dytë më i rëndësishëm në fuqinë ekzekutive të vendit. Zoti Meta qëndroi katër vjet si zv.kryeministër

lexo më shumë

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet